LAJMI I FUNDIT:

Munishi i lumtur me fitoren ndaj Dritës, e cilëson të merituar dhe ka një dedikim për tri pikët

Munishi i lumtur me fitoren ndaj Dritës, e cilëson të merituar dhe ka një dedikim për tri pikët

Trajneri i Prishtinës, Ismet Munishi u deklarua i kënaqur pas fitores në udhëtim te Drita, teksa ka një dedikim për tri pikët e sotme.

Prishtina ka fituar me rezultat 2-1 në udhëtim te Drita në ndeshjen derbi të vlefshme për javën e 12-të në Albi Mall Superligën e Kosovës, falë dy golave në shtesë nga Shefit Shefiti dhe Leutrim Kryeziu.

Kjo fitore në udhëtim dhe me rikthim i ka pëlqyer trajnerit të mysafirëve, Ismet Munishi, i cili e ka cilësuar si të merituar, teksa ia ka dedikuar fitoren tifozit të ndjerë të Plisave, “Qelit”, i cili ka mbushur 15 vjet nga vdekja e tij.


“Ishte një ndeshje e vështirë, pasi Drita është skuadër e mirë, shumë e përgatitur dhe që luan futboll të mirë. Ne luajtëm mirë, luftuam shumë dhe në fund arritëm një fitore të vlefshme”, ka thënë fillimisht Munishi pas ndeshjes.

“Fitoren ia dedikoj Qelit dhe Plisave, por fitorja i dedikohet Qelit i cili e ka përvjetorin”, shtoi trajneri prishtinas.

“Me angazhimin, përkushtimin dhe luftën që kemi bërë, e kemi merituar fitoren sot”.

“Lufta për titull? Është herët, por nëse nuk na ikin skuadrat e kreut dhe nëse përmirësohet loja dhe ekipi gjatë dimrit, mund të kemi shpresa. Shpresat janë gjithmonë”, përfundoi trajneri i bardhekaltërve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Fitorja e Barcelonës ndaj Benficas nuk kaloi pa pasoja, tre lojtarë do të pushohen

Fitorja e Barcelonës ndaj Benficas nuk kaloi pa pasoja, tre lojtarë do të pushohen

De Laurentiis i gatshëm ta shkëmbejë Osimhenin me yllin e Man United

De Laurentiis i gatshëm ta shkëmbejë Osimhenin me yllin e Man United

Premier League
Coutinho bëhet kandidat për

Coutinho bëhet kandidat për "Golin e Vitit" - shënon një 'perlë' nga distanca

Ligat tjera
“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

Liga e Kampionëve
Ancelotti ende nuk mund ta besojë çfarë paraqitje ka bërë një lojtar i Real Madridit përballë Atleticos

Ancelotti ende nuk mund ta besojë çfarë paraqitje ka bërë një lojtar i Real Madridit përballë Atleticos

Liga e Kampionëve

"Salah nuk ishte i lumtur me Kloppin, e kishte kryer me Al-Ittihad" - trajneri i njohur shokon me deklaratën

Kalo në kategori