Munishi e merr përgjegjësinë për skandalin: Lojtarët të jenë të qetë

Ismet Munishi është trajneri, i cili ditëve të fundit është përfshirë në një skandal, ku dyshohet për kurdisje të ndeshjeve.
Pas publikimit të një videoje në media, trajneri i Dritës është suspenduar. Por ai ka thënë se sipas të gjitha gjasave më nuk do të kthehet te Drita.
“Pavarësisht që nuk jam pjesë e Dritës, për mua është me rëndësi që deri në fund të sezonit të kenë rezultatet të mira”.
“Në momentin që unë jam larguar e kam marrë përgjegjësinë 100 për qind, edhe pse kjo ka ndikuar në futbollistët e mi”.
“Më ka ardhur keq nga futbollistët dhe tifozët, pasi unë kam qenë i involvuar aty dhe kjo ka ndikuar”, ka thënë Munishi në emisionin Sports Show të Klan Kosovës.

Nga
Telegrafi
09/04/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































