LAJMI I FUNDIT:

Kapiteni Amir Rrahmani në dyshim, Challandes tregon dy emrat që mund ta bartin shiritin ndaj Maqedonisë së Veriut

Kapiteni Amir Rrahmani në dyshim, Challandes tregon dy emrat që mund ta bartin shiritin ndaj Maqedonisë së Veriut

Kosova pritet të ketë disa mungesa të rëndësishme për ndeshjen më të rëndësishme në historinë e saj.

Dardanët do të luajnë në udhëtim te Maqedonia e Veriut në gjysmëfinalen e Play Offit të Divizionit D në Ligën e Kombeve.

Milot Rashica, Hekuran Kryeziu, Idriz Voca, Besar Halimi janë disa nga lojtarët që mungojnë shkaku i lëndimeve.


E për këtë takim është konfirmuar mungesa e Samir Ujkanit, ndërsa në dyshim janë kapiteni Amir Rrahmani dhe sulmuesi Vedat Muriqi.

Kapiteni Rrahmani është në dyshim për shkak të situatës me Covid-19 te Napoli, ndërsa pyetja ishte se kush do ta bartë shiritin e kapitenit për këtë sfidë.

“Më jep t’i një emër kë mund ta bëjmë kapiteni”, iu drejtua Challandes gazetarit.

“Ishte shaka, pasi ky është problemi më i vogël që e kam, edhe pse ishte një pyetje e mirë”.

Herolind Shala si kapiten i Kosovës

“Kemi në skuadër lojtarë me përvojë dhe lider si Herolind Shala dhe Valon Berisha që më herët kanë bartur shiritin e kapitenit në disa ndeshje”.

“Ata mund të jenë, por ka edhe lojtarë të tjerë, do të mendoj për këtë më vonë”, ka deklaruar Challandes.

Valon Berisha si kapiten i Kosovës

Gjithsesi tekniku zviceran i Kosovës vazhdon të besojë se do të mund ta nxjerrin Amir Rrahmanin nga Napoli për këto takime të rëndësishme.

“Por unë prapë po them se mendoj që Rrahmani do të jetë me ne dhe do të jetë kapiten”, ka deklaruar Challandes duke qeshur. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona përfundon në gjykatë shkaku i Koundes

Barcelona përfundon në gjykatë shkaku i Koundes

La Liga
Zbulohet emri i lojtarit që Guardiola ëndërron ta transferojë te Man City

Zbulohet emri i lojtarit që Guardiola ëndërron ta transferojë te Man City

Premier League
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Nuk ndalet Ratcliffe, zbulohet plani i radhës për ta fuqizuar Manchester Unitedin

Nuk ndalet Ratcliffe, zbulohet plani i radhës për ta fuqizuar Manchester Unitedin

Premier League
Guardiola u vu re me gërvishtje në kokë pas debaklit nga Real Madridit

Guardiola u vu re me gërvishtje në kokë pas debaklit nga Real Madridit

Liga e Kampionëve
Si një legjendë e FC Basel - mesfushori Taulant Xhaka i jep fund karrierës në verë, me një ëndërr të parealizuar

Si një legjendë e FC Basel - mesfushori Taulant Xhaka i jep fund karrierës në verë, me një ëndërr të parealizuar

Ligat tjera
Kalo në kategori