LAJMI I FUNDIT:

Mungojnë deputetët, pauzë në seancën e jashtëzakonshëm

Mungojnë deputetët, pauzë në seancën e jashtëzakonshëm

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka dhënë pauzë 15 minutëshe, pasi në sallën e Kuvendit nuk janë të pranishëm deputetët.

Kjo seancë e jashtëzakonshme e paralajmëruar për orën 9:00, është thirrur nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Në këtë seancë është paraparë shqyrtimi i dytë i projektligjit për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e delegacionit shtetëror të Republikës së Kosovës në procesin e dialogut me Republikën e Serbisë, si dhe shqyrtimi i platformës për dialogun mbi marrëveshjen përfundimtare, gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë. /KP/