LAJMI I FUNDIT:

Mungesa e vullnetit amerikan për të intervenuar në Siri

Nuk janë zgjedhjet e afërta presidenciale e vetmja arsye pse Amerika i shmanget ndërhyrjes ushtarake në Siri. Sepse, sipas kësaj logjike, Uashingtoni nuk do të mendohej kaq shumë nëse kalendari politik nuk do të kishte qenë në këto rrethana.

Është e sigurt se zgjedhjet janë shumë të rëndësishme në kuadër të pragmatizmit politik. Gjithsesi, administrata Obama do të qëndronte po kaq e zmbrapsur për sa i takon masave ushtarake edhe në rrethana të tjera. Mund të përmenden të paktën katër arsye se përse Uashingtonit do t’i pëlqente më shumë diplomacia sesa lufta me Sirinë, edhe nëse presioni i shkaktuar nga zgjedhjet kaq të afërta nuk do të ekzistonte.


Së pari, është publiku amerikan që nuk do asnjë lloj përfshirje luftarake në Lindjen e Mesme. Le të kujtojmë këtu se një nga arsyet pse Obama u zgjodh president ishte pikërisht sepse ai premtoi se do t’i tërhiqte trupat nga Iraku. Shkurt, amerikanëve u ka ardhur në majë të hundës Lindja e Mesme. Jo vetëm që e mbështetën tërheqjen nga Iraku por, për më tepër, mbështesin edhe tërheqjen nga Afganistani, një vend me lidhje më të ngushtë me sulmet terroriste të 11 Shtatorit.

Në vitin 2008, në fushatën e tij elektorale, Obama përmendi “luftën si alternativë” ose “luftën si nevojë”. Si rrjedhojë, edhe Iraku ishte luftë si pasojë e alternativës së zgjedhur, ndërsa Afganistani luftë nga nevoja. Me amerikanët, të cilëve u është dukur e thjeshtë të kuptohet logjika e luftës në Afganistan dhe që tani duan tërheqjen prej andej, çdokush mund ta kuptojë lehtësisht se përse nuk do ta mbështesnin përfshirjen ushtarake në Siri, ku interesat kombëtare amerikane nuk janë në rrezik jetësor. Nuk është për t’u çuditur që numri i amerikanëve që janë në favor të luftës në Siri është i pakët.

Arsyeja e dytë për mos përfshirjen ushtarake në Siri lidhet me kushtet problematike ekonomike në Amerikë. Fushatat ushtarake, madje edhe pa ushtarë, janë të kushtueshme. S’është e nevojshme të përmendim këtu deficitin në rritje të Amerikës. Në një kohë kur shpenzimet ushtarake janë duke iu nënshtruar hetimeve të detajuara dhe me një Pentagon të cilit do t’i ulet së tepërmi buxheti, kostoja e një lufte të re do të ishte shumë e lartë. Vendi ende duket të jetë në recesion (ose po kalon një mëkëmbje të papërfillshme që duket si recesion) dhe shpenzimi i miliarda dollarëve në Siri nuk do të ishte zgjedhje me mend për këtë administratë.

Arsyeja e tretë lidhet me atmosferën ndërkombëtare përreth Sirisë. Si edhe shpesh argumenton Uashingtoni, “Siria nuk është Libia”. Pavarësisht mendimit të shumë njerëzve, nuk ishte për shkak të naftës që Amerika mbështeti alternativën ushtarake në Libi. Libia, si nga ana gjeografike, ashtu edhe nga ajo logjistike, ishte një fushatë shumë më e lehtë ushtarake. Dhe më e rëndësishmja mbase, ishte fakti që atje kishte hapësirë për multilateralizëm.

Administrata Obama nuk ka premisa të ndërmarë aksione luftarake unilaterale. Fakti që Rusia dhe Kina ishin në bordin e Këshillit të Sigurisë të Kombeve të Bashkuara, ishte kyç për administratën Obama. Kur Franca dhe Britania u hodhën para në NATO në lidhje me përcaktimin e zonës me ndalim fluturimi dhe nisjen e fushatës së bombardimeve, Uashingtoni me kënaqësi “i ndiqte nga pas”.

Situata është krejtësisht ndryshe në Siri. Nuk ka konsensus ndërkombëtar, nuk ka shënjestër të lehtë ushtarake për t’u bombarduar. Regjimi Sirian është si politikisht ashtu edhe ushtarakisht më i fortë se ai i Gadafit; opozita siriane është më e përçare dhe vendi ka premisë luftash sektare.

Arsyeja e katërt që administrata Obama nuk do të ndjekë strategjinë ushtarake është faktori Iran. Për dallim nga Libia, Tunizia, Egjipti apo Jemeni, roli i Iranit në Siri është kyç. Çdo lloj lufte kundër regjimit të Asadit, herët a vonë do të thotë përballje ushtarake me Iranin, aleatin kryesor të tij.

Secili që ka ndjekur strategjinë diplomatike të ndjekur nga Obama në marrëdhëniet me Iranin, e di që lufta është gjëja e fundit që do Uashingtoni. Gjetja e një zgjidhje politike ndaj sfidës që paraqet ambicia bërthamore e Iranit është prioriteti me i lartë i Shtëpisë së Bardhë. Nisja e luftës me Sirinë padyshim do të autorizonte luftën me Iranin. Nuk është e nevojshme të thuhet që kjo gjë do t’i mbyllte negociatat diplomatike me Teheranin dhe do t’i hapte rrugë një sulmi të Izraelit kundër zonave bërthamore të Iranit. Shkurt, ndërmarrjet ushtarake në Siri do t’i vinin zjarrin Lindjes së Mesme.

Për shkak të gjithë këtyre arsyeve, edhe po të mos ishte për zgjedhjet presidenciale, administrata e Obamas do të përpiqej deri në maksimum me diplomaci në marrëdhëniet e saj me Sirinë.

Në trend

Më shumë
“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

Premier League
A po shkojnë Ukraina dhe Rusia drejt bisedimeve?

A po shkojnë Ukraina dhe Rusia drejt bisedimeve?

Botë
Banorët shohin natën e parë të BBVA 3, Juli shpërthen në lot kur pa të atin: Para se të vdiste, ai më tha mos e tradhto Julin e vërtetë

Banorët shohin natën e parë të BBVA 3, Juli shpërthen në lot kur pa të atin: Para se të vdiste, ai më tha mos e tradhto Julin e vërtetë

Magazina
Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Premier League
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Kalo në kategori