LAJMI I FUNDIT:

Mungesa e vitaminës D tek fëmijët e lidhur me diabetin

Mungesa e vitaminës D tek fëmijët e lidhur me diabetin

Fëmijët dhe tinejxherët me diabet tip 1, shumë më shpesh vuajnë nga mungesa e vitaminës D, një element shumë i rëndësishëm për të pasur eshtra të shëndetshme.

Të dhënat të cilat i ka publikuar Journal of Pediatrics, nënvizojnë rëndësinë e vitaminës D tek fëmijët dhe tinejxherët me diabet të llojit 1, dhe veçanërisht theksojnë se kjo sëmundje që në fazat e hershme është e lidhur me uljen e masës eshtërore në moshën e shtyrë.

Rezultatet e shkencëtarëve të Harvardit janë bazuar në të dhënat e mbledhura nga 128 të rinj të hulumtuar që kishin llojin 1 të diabetit.

Është vërtetuar se 61% e të hulumtuarve kanë nivel të pamjaftueshëm të vitaminës D në gjak, ndërsa hulumtuesit e shpjegojnë këtë me nivelin e sheqerit në gjak, humbjen e madhe të kalciumit përmes urinës si dhe me praninë e proceseve inflamatore kronike.


Burimi kryesor i vitaminës D prej ushqimeve janë qumështi dhe disa lloje të peshqve.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Plaga e hapur në lukth: Të gjitha simptomat e të thatit dhe si t’i zbusim vështirësitë e pakëndshme!

Plaga e hapur në lukth: Të gjitha simptomat e të thatit dhe si t’i zbusim vështirësitë e pakëndshme!

Shëndetësi
Kalo në kategori