“Në mungesë të kourumit kjo pikë do të përsëritet seancën e radhës”. Kjo është fjalia më e shpeshtë që po i bie të përdorë kryeparlamentarja, Vjosa Osmani. Kjo pasi mungesa e kuorumit në procesin e votimit është duke e përcjell edhe legjislaturën e shtatë të Kuvendit të Kosovës.
Brishtësia e koalicionit qeverisës, sa nuk po mundet të sigurojë as votat minimale të shumicës së thjeshtë për të kaluar projektligje po konsiderohet si arsyeja kryesore pse po vonohet “rimëkëmbja ekonomike”, nismat e tjera ligjore dhe rezolutat.
Por, këtë e mohojnë në partinë në pushtet LDK. Kjo e fundit i kërkon opozitës të mos përmbahen nga votimi, e për çështje të interesit nacional të tejkalojnë interesat partiake.
Ndërkaq, të kundërtën e thonë nga opozita. Lëvizja Vetëvendosje mungesën e numrave të LDK-së me partnerë kërkon të shfrytëzojë për zgjedhje të reja, pasi thotë se në këtë formë asnjë dobi nuk do të jetë për qytetarët.
Se opozita nuk e ka detyrim t’i sigurojë votat pozitës e ka thënë kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani.
Ajo është shprehur se obligim i partive në pushtet është të sigurojnë 61 deputetët e saj.
“Është obligim i shumicës parlamentare, siç ka qenë në çdo legjislaturë para kësaj që të ketë vota të mjaftueshme për të kaluar ligjet. Kërkohet shumicë e thjeshtë… Obligim parësor është për shumicën parlamentare të sigurojë 61 deputetët e vet të jenë në seancë dhe të marrin pjesë në votim… Nuk mund të kërkosh përkrahjen e opozitës nëqoftëse deri tek momenti i votimit ke bërë gjithçka vet, pa e konsultuar opozitën paraprakisht. Procesi i konsultimit dhe unifikimit të një qëndrimi duhet të fillojë që nga hapi i parë kur fillojnë në hartohen këto ligje, nisma apo qëndrime politike. E pastaj të jetë hapi i fundit kur në Kuvend të gjithë bashkërish të vijnë me qëndrim të unifikuar dhe të kalojnë atë”, tha ai.
Ndërsa, deputeti i LVV-së, Artan Abrashi thotë për KosovaPress se nismat e qeverisë janë barrë e tyre.
“Një qeveri jo stabile vetëm dëme mund t’i sjell vendit. Ka shumë procese që duhet të fillojnë të vazhdojnë dhe përfundojnë nga një qeveri legjitime dhe nuk ka problem të kuorumit, apo votës. Prandaj për fat të keq kemi një situatë çfarë e kemi, dalja nga kjo situatë janë vetëm zgjedhjeve… Si opozitë ne nuk e kemi për obligim me mbështet një qeveri, të cilën ne e konsiderojmë si jo legjitime. Të gjitha nismat e saj, që i bie në Kuvend duhet të jenë barrë e një koalicioni qeverisës. E dimë që vazhdimisht janë krekosur me atë se e kanë shumicën në parlamentare në Kuvend, por kjo gjë nuk po shihet”, tha ai.
E deputeti i partisë në pushtet, Shkëmb Manaj thotë se bojkotimi i opozitës në procesin e votimit nuk është formë e mirë pasi bllokon punën e Kuvendit.
“Nuk është mirë që të bojkotohen votimet edhe nga partitë e opozitës sepse edhe pozita e opozita jemi në Kuvendin e Kosovës. Për të gjitha iniciativat ligjore qofshin projektligje, rezoluta dhe të tjera secili grup parlamentar duhet të të ketë qëndrimin e vet dhetë votojë në mënyrën si e vlerëson. Për, kundër apo abstenim. Përmbajtja nga votimet në kuvend nuk është formë e mirë, por mendoj që e bllokon punën e kuvendit pa ndonjë arsye të nevojshme… uUnë mendoj që në pikat kur është interesi nacional dhe qytetare drejtpërdrejt në këtë rast, për shkak të emergjencës që kemi është interes i Kuvendit të Kosovës të luaj rolin e vet, pavarësisht pozitës apo opozitës”, thotë ai.
Të njëjtin problem sikurse qeveria Hoti e ka pasur ish-kryeministri Haradinaj i cili në legjislaturën paraprake kishte shumicën e thjeshtë parlamentare. Shpeshherë nuk arrinte të kalonte nisma ligjore./kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
Dashtevski: Jemi të përgatitur për zgjedhjet, rezultatet e para do të shpallen para mesnate
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe