Ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Kadri Kastrati, ka ngritur paralajmërimet lidhur me një potencial për shpërthimin e një konflikti në veri të Kosovës.
Kastrati ka theksuar rrezikun e organizatës terroriste “Brigada e Veriut” që operon në atë rajon.
Sipas Kastratit, Serbia nuk ka guximin të ndërhyjë ushtarakisht në Kosovë për shkak të pranisë së NATO-s dhe përgjegjësisë së saj për ruajtjen e kufijve. Megjithatë, ai ka paralajmëruar për aktivitetet e përgatitura të grupeve kriminale e terroriste, që përbëhen nga shtetas të Kosovës (por edhe shtetas të Serbisë) dhe veprojnë në veri (siç është “Brigada e Veriut”).
Ai ka përmendur se këta personat janë të stërvitur dhe janë sistemuar në “Brigadën e Veriut”, e cila përbëhet nga 1600 deri në 1800 persona.
“Serbia nuk e ka guximin t’ia mësyjë Kosovës ushtarakisht, sepse NATO është këtu, është përgjegjësi për ruajtjen e kufijve. Mirëpo e pamë 24 shatorin e viti të kaluar, e pamë edhe në vazhdimësi jemi duke i parë përgatitjet e njerëzve terroristëve, që janë shtetas të Kosovës, ata janë në veri. Punojnë punë të rëndoma, qoftë kameria, qoftë punë tjera në administrate dhe ata janë të përgatitur, janë të stërvitur dhe janë saktë të pozicionet apo sistemuar në ‘Brigadën e Veriut’, siç e quajnë ata, e cila numëron nga 1600 deri 1800 dhe jo është rreziku potencial që i kanoset pjesë veriore…”, ka thënë Kastrati, në emisionin “FIVE” të Dukagjinit.
Kastrati ka theksuar se këto grupe janë të organizuara dhe të pajisura me armatime personale dhe se kanë struktura të qarta komanduese.
Ai ka përmendur sulmin e 24 shtatorit të vitit të kaluar si një shembull të përpjekjeve të tyre për të destabilizuar rajonin, por që falë inteligjencës së Kosovës, miqve ndërkombëtarë dhe Policisë, kjo përpjekje është parandaluar.
Në përfundim, Kastrati ka paralajmëruar se këto grupe po planifikojnë projekte për të inskenuar një konflikt në veri të Kosovës, duke provokuar Policinë dhe KFOR-in.
“Këto janë informata të sakta… dhe kjo duket saktë se e kanë një strukturë të qartë, e kanë strukturën komanduese dhe i kanë njerëzit se ku dhe kur duhet të pajisjen me armatimet personale… kështu ka qenë planifikimi edhe më 24 shtator, por falë inteligjencës tonë dhe miqve tanë dhe Policisë kjo nuk iu ka dhezë… dhe tash ta mundohen në projekte të ngjashme, por të ndryshme, që prapë të inskenojnë një luftë, një konflikt në pjesën veriore. Të shtynë Policinë dhe KFOR-in deri lumi Ibër…”, ka thënë Kastrati. /Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“Meritoni një lapidar si Clinton në Kosovë”, Rama inspekton punimet në rrugën e Komanit

OBRM-PDUKM: Nuk janë të vërteta deklaratat për punësimin e 3.000 personave, LSDM po sajon skandale

Polaku tentoi të ikte nga Shqipëria me mijëra euro të padeklaruara, i sekuestrohen

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit