Nuk ka gjë më të mirë sesa prania e një qeni që ju adhuron juve
Nuk ka aspak dyshime se përse njihen si shokët më të mirë të njerëzve – në çdo të mirë e në të keqe, qeni juaj do të jetë aty për t’ju ofruar dashuri pa kushte. Por jo të gjithë qentë janë të shoqërueshëm. Shumë njerëz janë ballafaquar me qen agresivë në ndonjë fazë të jetës së tyre.
Kur të ndodh kjo, disa njerëz do t’ju thonë të rrini të qetë dhe të mos shfaqni frikë. Përse? Sepse qentë mund ta nuhasin frikën. Nëse jua nuhasin frikën, ata do të bëhen më agresivë dhe me shumë mundësi do t’ju sulmojnë.
Por, a është kjo e vërtetë? A munden vërtet qentë ta nuhasin frikën? Pas së gjithash, frika është emocion, njësoj sikur lumturia apo pikëllimi. A munden qentë të nuhasin emocione?
Ekspertët që kanë studiuar qentë dhe shqisën e tyre të nuhatjes kanë konstatuar se qentë jo domosdoshmërish e nuhasin emocionin e quajtur frikë, transmeton Telegrafi.
Megjithatë, ata mund të detektojnë aroma dhe të shohin lëvizje dhe qëndrime të trupit që ju ndihmojnë ta kuptojnë kur një person është nervoz apo i frikësuar.
Çdo njeri që ka shpenzuar kohë me qen e din se ata kanë një shqisë të jashtëzakonshme të nuhatjes.
P.sh., disa raca të qenve kanë shqisë të nuhatjes deri në 1,000 herë më të fortë sesa të njeriut.
Kur frikësohemi, ne kemi tendenca të djersitemi. Trupat tonë gjithashtu prodhojnë më shumë adrenalinë dhe lirojnë kimikale të caktuara, siç janë hormonet e ndërlidhura me stresin.
Duke marrë parasysh shqisën e jashtëzakonshme të nuhatjes së qenve, nuk ka dyshim se qentë mund të detektojnë aroma të djersës dhe këtyre kimikaleve tjera.
Sidoqoftë, të nuhaturit djersën nuk do të thotë se jeni duke e nuhatur emocionin e frikës. Ekspertët besojnë se nuhatja e frikës mund të përfshijë më shumë aroma.
Lëvizjet dhe gjestet e ndryshme, siç është shikimi në sy i qenve, mund të shihen dhe interpretohen nga qentë në mënyrë që ata të konstatojnë nëse një person është i frikësuar.
Pra, ndoshta në vend se të themi qentë mund ta nuhasin frikën, më e saktë është të themi se qentë mund ta vërejnë apo ndjejnë frikën.
Në mënyrë që qeni ta dijë a keni frikë a jo, ai e nuhatë djersën dhe kimikalet e tjera, si dhe i interpreton gjuhën e trupit me lëvizjet tjera. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

Radiatorët nuk ngrohin sa duhet por përsëri keni fatura të larta? Ky është gabimi që po bëni

Si të lani një batanije siç duhet dhe ta mbani të butë? Ky është truku

Rregullat e Bontonit të cilat të gjithë njerëzit duhet t’i dinë

Qentë e nuhasin gënjeshtarin

Çfarë zbulon pozita ulur për ju

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit