Dorëheqja e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe insistimi i tij për zgjedhje të jashtëzakonshme e ka gjetur Komisionin Qendror Zgjedhor (KQZ) të pakompletuar në përbërje. Aty mungojnë dy anëtarë të koalicionit PAN që e përbëjnë tri partitë PDK, AAK dhe Nisma Socialdemokrate.
Të tri partitë insistojnë se u takon nga një anëtar në KQZ-në dhe thonë se mungesa e anëtarëve të tyre do t’i humbte legjitimitetin këtij komisioni.
Por, ndryshe mendojnë njohësit e Kushtetutës dhe monitoruesit e KQZ-së, të cilët shprehen se edhe pa këta dy anëtarë, KQZ-ja do të ishte funksionale të shpallte zgjedhjet dhe t’i certifikonte ato.
Krejt kjo mjegulli ka ardhur për shkak të ankimit në Gjykatën Kushtetuese të partive në pushtet mbi kushtetutshmërinë e dekretit të presidentit Thaçi për emërimin e anëtarëve të KQZ-së, ku dy partive opozitare, LDK-së dhe VV-së iu takojnë nga dy anëtarë dhe koalicionit PAN dy anëtarë.
Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Ahmet Isufi shprehet optimist se Gjykata Kushtetuese do të kthej përgjigje në favor të koalicionit PAN dhe gjitha grupet parlamentare të kenë nga një anëtarë në këtë trup.
Isufi nuk e mohoi që presidenti Thaçi mund të përdorë këtë si një pretekst për të zvarritur zgjedhjet e reja.
“Ne për atë e kemi bërë ankesën që gjitha grupeve parlamentare t’iu mundësohet përfaqësimi me nga një anëtarë. Prandaj nuk kalkulojmë në forma tjera. Gjykata Kushtetuese duhet të marr një vendim të kësaj çështje, për këtë arsye KQZ-ja duhet të jetë e plotë me gjitha grupet parlamentare sipas ligjit dhe zgjedhjet të mbahet në afatit të përcaktuar me Kushtetutë”, thotë Isufi.
Se KQZ-ja duhet të kompletohet e thotë dhe ish anëtari i PDK-së dhe propozuesi për përbërjen e re, lir Gashi. Duke përmendur vendimin që mund të merr Gjykata Kushtetuese, ai u shpreh se përfaqësimi i partisë së tij është i pashmangshëm në KQZ-së, pavarësisht vendimit që mund të merret, sepse siç thotë ai, pa PDK-në, KQZ-ja nuk mund të ketë legjitimitet.
Anëtarët e Nisma-s nuk kanë qenë të qasshëm për t’ u deklaruar për këtë çështje.
Ndërkaq, nga monitoruesit e KQZ-së shprehen se kompletimi i KQZ-së është i rëndësishëm, por i jo i domosdoshëm që do të bllokonte procesin zgjedhor.
Hulumtuesi në KDI, Eugen Cakolli thotë se mos-kompletimi i përbërjes së KQZ-së është një indikator i jo mirë, por sipas tij, nuk e pengon procesin zgjedhor pasi ka kuorumin e nevojshëm për shpallje të zgjedhjeve dhe certifikim të tyre.
Ai i bënë thirrje Gjykatës Kushtetuese që brendaafateve kohore të kthej përgjigje mbi kushtetutshmërinë e dekretit të presidentit Thaçi për emërimin e anëtarëve të KQZ-së.
“Fakti që Komisioni Qendror Zgjedhor nuk e ka të kompletuar përbërjen e tij dhe me dy anëtarë nga koalicioni PAN siç do të duhej të ishte është një indikator jo i mirë për vet punën e KQZ-së. Ndërsa sa i përket aspektit zgjedhor në përgjithësi zgjedhjet mund të mbahen dhe në rast se KQZ-ja mbetet me kompozicionin aktual që ka. Duke qenë që ka kuorumin e nevojshëm dhe për shpalljen e zgjedhjeve, certifikimin e rezultateve dhe të ngjashme. Shembull për këtë kishim dhe zgjedhjet në veri ku me këtë përbërje u organizuan zgjedhjet. Por mbetet problem tek çështja e integritetit të zgjedhjeve dhe gjithë përfshirjes së subjekteve politike që do të duhej të kishin mandat te KQZ-ja” thotë hulumtuesi Cakolli.
Të njëjtin mendim e ndan dhe njohësi i çështjeve Kushtetuese, Mazllum Baraliu, i cili thotë se pavarësisht se KQZ-ja ka mungesë të dy anëtarëve, kjo nuk e pengon atë që të merr vendime, pasi e ka numrin e nevojshëm të kuorumit.
“KQZ-ja i ka mungesë dy anëtarë të cilët do të duhej të delegoheshin, por që ka dilema në presidencë dhe të kompletohet struktura e tij. Por dhe pa këta dy anëtarë, ani që jo plotësisht funksionale…meqenëse e ka kuorumin e ka mundësinë që të marrë vendime. Vendimet merren me shumicë sepse parimi i parë është konsensusi”, deklaron Baraliu.
Ndryshe, presidenti Hashim Thaçi mbi një vit nuk pati dekretuar anëtarët e KQZ-së pikërisht për këto dallime, duke e dërguar edhe pyetje në Kushtetuese, dhe tek pas përgjigjes ato u ndanë në bazë të grupeve parlamentare. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Zgjedhjet në Shqipëri, 42 mijë shtetasve nga diaspora u refuzohet aplikimi

Shala për grisjen e Kuranit në Prizren: Akt që duhet hetuar pa emocione nga organet e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës