Nëse ju pëlqen të provoni zgjuarsinë tuaj dhe të zbuloni se sa inteligjentë dhe të shpejtë jeni

Kjo është një enigmë për ju, por patjetër duhet t'ju paralajmërojmë - kjo ka nevrikosur një numër të madh njerëzish!


Kjo enigmë e vjetër ka rifituar popullaritetin e saj falë “Reddit” dhe shumë njerëz po “lodhin kokën rreth saj”, transmeton Telegrafi.

Enigma thotë:

Vajza e Terezës është nëna e vajzës sime. Çka jam unë për Terezën?

Përgjigja logjike që imponohet është “Unë jam vajza e Terezës”, por ka edhe një përgjigje tjetër të saktë.

752d358eaa747ea1679d39ed05be9f29 hero

Përdoruesit e internetit janë të bezdisur nga fakti që ka edhe një përgjigje tjetër të saktë, pasi këtë pyetje mund ta bëjë dhëndri i Terezës.

Burri i vajzës së Terezës mund të thoshte gjithashtu se vajza e Terezës është nëna e vajzës së tij dhe se ai është atëherë dhëndri i saj.

Të dyja përgjigjet janë të sakta, por njerëzit acarohen që zakonisht ka vetëm një përgjigje të saktë për enigmat që na bëjnë të "thyejmë" trurin duke menduar.

/Telegrafi/