LAJMI I FUNDIT:

Mulaomeroviq: Do të japim maksimumin kundër Luksemburgut dhe Britanisë

Mulaomeroviq: Do të japim maksimumin kundër Luksemburgut dhe Britanisë

Basketbollistët e Kosovës të hënën në mbrëmje kanë vazhduar me stërvitje për tu përgatitur sa më mirë për parakualifikimet e Eurobasket 2021.

Stërvitjet do të vazhdojnë dy herë në ditë, derisa gjatë fundjavës, Dardanët zhvillojnë dy miqësore me Sllovakinë në udhëtim.

Të hënën mbrëma në stërvitje ishte prezent edhe kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Arben Fetahu.


Fetahu u shpreh se FBK-ja gjithmonë do të jetë afër lojtarëve dhe stafit, derisa shtoi se pret që basketbollistët të japin 100 % nga vetja e tyre për Kosovën, ashtu siç e kanë dhënë deri më tani. I pari i basketbollit kosovar nënvizoi se ndeshjet ndaj Luksemburgut dhe Britanisë së Madhe janë shumë të rëndësishme, kurse u uron fat dhe suksese lojtarëve në këto ndeshje.

Stërvitja vazhdoi sipas planit, kurse edhe në stërvitjen e mbrëmjes mungoi Arian Qallaku për shkak të lëndimit.

Përzgjedhësi i Kosovës, Damir Mulaomerviq, beson se do të përgatiten maksimalisht. “Sot ishte dita e parë e stërvitjeve. Do të kemi edhe dy ndeshje miqësore, që do të na ndihmojnë të përgatitemi sa më mirë. Shpresoj se nuk do të kemi lëndime dhe të përgatitemi sa më mirë deri para ndeshjeve të gushtit”, ka thënë Mulaomeroviq për faqen zyrtare të FBK-së.

Ai foli edhe për kundërshtarët e Kosovës. “Jemi në grup me Luksemburgun dhe Britaninë e Madhe. Nuk do të jetë lehtë, por edhe ne kemi gjasat tona. Luksemburgu ka një ekip për respekt, derisa do të shohim se me çfarë ekipi do të paraqitet Britania. Sidoqoftë, ne do të japim maksimumin dhe angazhimi ynë nuk do të mungojë”, nënvizoi përzgjedhësi i Kosovës.

Dardanët më 3 gusht janë mysafirë të Luksemburgut, më pas e presin Britaninë e Madhe më 7 gusht dhe Luksemburgun më 14 gusht, kurse ndeshja e fundit është kundër Britanisë në udhëtim më 17 gusht.

Në trend Sport

Më shumë
Mbeti i shtangur nga penalltia e Salah, Donnarumma duket se e kishte planifikuar këtë

Mbeti i shtangur nga penalltia e Salah, Donnarumma duket se e kishte planifikuar këtë

Liga e Kampionëve
Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Liga e Kampionëve
Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Liga e Kampionëve
'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker

Liga e Kampionëve
Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Liga e Kampionëve
Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori