LAJMI I FUNDIT:

Muja demanton Haradinajn: Importi nga Serbia nga 15 për qind në vitin 2017, ka rënë në 6.5 për qind në vitin 2021

Muja demanton Haradinajn: Importi nga Serbia nga 15 për qind në vitin 2017, ka rënë në 6.5 për qind në vitin 2021

Deputeti i LVV-së, Armend Muja, ka reaguar ndaj një infografikë të publikuar sot nga kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, përmes së cilës ka treguar se gjatë qeverisjes së Albin Kurtit është rritur importi nga Serbia.

Muja, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se infografika e publikuar nga  Haradinaj tregon mungesë të njohurive për ekonominë dhe numrat.

“Deputeti Haradinaj kishte publikuar sot një graf i cili në rastin më të mirë tregon mungesë të njohurive për ekonominë dhe numrat”, ka shkruar Muja.


Haradinaj thotë se është rritur importi nga Serbia, kritikon ashpër Kurtin
Lexo po ashtu Haradinaj thotë se është rritur importi nga Serbia, kritikon ashpër Kurtin

Më tej ai ka thënë se “nga një lexim i shpejtë i statistikave të ofruara nga Doganat e Kosovës në të vërtetë rekordi i importeve nga Serbia ishte regjistruar në vitin 2017 në kohen e koalicionit PAN (Haradinaj II) me 449 milion euro apo 15% e te gjitha importeve të Kosovës”.

“Rreth 55 milion i importeve nga Serbia në vitin 2017 ishin energji elektrike. Në vitin 2021 partneri kryesor rajonal në shkëmbim tregtar është Shqipëria”.

Ai thotë se blerjet nga Serbia kanë rënë në 6.5% të vlerës së përgjithshme të importit të Kosovës.

“Nevojat për energji elektrike të Kosovës nuk mbulohen më nga Serbia si në kohen e PAN (55 milion euro ne vit) por nga Shqipëria, Danimarka dhe Maqedonia”, ka shkruar Muja, duke postuar edhe një infografikë. /Telegrafi/