Kandidati nga Italia për deputet në zgjedhjet për Parlamentin Evropian, Muharrem Salihu – Marco, ka thënë se si ishte parashikuar, në Gjadër, Shqipëri qëndroi për të vizituar ecurinë e punimeve për qendrat e grumbullimit të emigrantëve, kryeministrja Georgia Meloni.
“Angazhimi i Shqipërisë, lloji i zgjidhjes që propozohet ka krijuar polemika në frontin politik italian, si u duk dhe nga incidentet e panevojshme me deputetin Riccardo Maggi. Është afërmendsh, që vizita e zonjës Meloni vetëm në Gjadër, në këtë ditë ndërlidhet me fushatën për zgjedhjet europiane, ku tema e përballimit të emigracionit të paligjshëm është kryesore. Çfarë pamë: zonja Meloni u mburr se fluksi ka rënë në 60%, se shembullin e Shqipërisë duhet ta marrë dhe dikush tjetër. Kryeministri Rama përdori vizitën e saj për të treguar me gisht emisionin Report si i frymëzuar pikërisht nga marrëveshja e tij me zonjën Meloni. ‘Edhe nëse është gabim kjo marrëveshje, është gabim me zemër’, tha ai”, shkruan Salihu.
Më tej Salihu thotë se “Si kandidat i Stati Uniti d’Europa, si ndërmarrës prej 32 vjetësh në Itali,si i etnisë shqiptare kam diçka origjinale, jopartiake për të propozuar. Shqipëria është përfshirë në pasticcion italiane për të shlyer borxhin historik ndaj fqinjës së perëndimit e cila ka ndihmuar në integrimin e bashkëkombasve tanë në këto 35 vjetët e fundit. Roli i Shqipërisë është me karakter dekurajues: kush rrezikon jetën do rimendohet dy herë para se të niset nga Afrika, e të paguajë anijet e rrezikshme, menaxhuar nga mafia. Gjatë këtij viti që nga firmosja e marrëveshjes deri tek vizita e Melonit në Gjadër, kush ka ndërmend të niset, ka kuptuar bukur mire pasi ka njëfarë shkollimi-se do të përfundojë në Shqipëri e jo në Venezia. Ndaj dhe flukset janë pakësuar disi. Po ashtu, përfshirja e Shqipërisë duket se don të japë shembullin tek Bashkësia Europiane: kush zbarkon në brigjet italiane, në fakt zbarkon në territorin e BE dhe barra e problemit duhet ndarë në mënyrë të përpjesëtuar. Shqipëria e vetme as që mund të mendohet se do të përballojë gjithë eksodin nga Afrika”.
“Mirëpo nga një vend si Shqipëria, që dikur prodhonte vetë refugjatë, ndihma për emigracionin, nuk është e gjithë gama e rrugëve të bashkëpunimit me Italinë. Italia duhet të rikthehet tek një rol i fuqishëm politik dhe ekonomik në rajon, në përputhje me kontributin ushtarak e humanitar që ka dhënë në Shqipëri, Kosovë, e kudo. Italia duhet të integrojë në mënyrë racionale emigrantët ekonomikë që vijnë nga vendet me afërsi kulturore, gjuhësore, gjeografike me të, si Shqipëria, Maqedonia, Kosova, sipas modelit gjerman, kroat, etj. Ligji Bosi Fini është i tejkaluar tashmë. Ai duhet të shfuqizohet apo amendamentohet”.
Salihu shkruan se “Komuniteti shqiptar i disa ngulimeve, përfshirë atë historik të arbëreshëve, shkon mbi një milionë banorë, me dhjetra mijëra kompani, mbi njëqind mijë studentë, miliarda euro qarkullim ekonomik, me 400 mijë individë me dyshtetësi. Italia është atdheu i dytë yni, atdheu i parë i fëmijëve tanë, që ne e duam shumë sepse na ka mikpritur dhe na ka dhënë të tashmen ku do ndërtojmë të ardhmen. Në territorin e saj po vendosen emigrantë që kanë besime fetare të ndryshme, nga ai i italianëve, më së shumti myslimanë. Si bashkësia më e integruar e shtetasve nga Europa, dhe e krahasueshme me komunitetin rumun, shqiptarët kanë krijuar qendra kulturore, fetare, humanitare, që frekuentohen edhe nga bashkësi të tjera myslimane. Sistemi politik italian ka filluar të modifikojë shumë sjellje të tyre, duke i emancipuar kulturalisht. Ky emancipim i komuniteteve të huaja, me shqiptarët në qendër – më të integruarit, më properëndimorët-, është vetëm vektori i parë. Angazhimi sistemik italian do të ndikojë gradualisht dhe në emancipimin kulturor e fetar të shqiptarëve, e të tjerëve në vendet e origjinës, duke kufizuar hapësirën e ekstremizmit fetar. Pra shikoni sesa rol të madh emancipues ka për të luajtur Italia në një pellg shumetnik si Ballkani apo dhe vendet islamike ku potenciali i konfliktit me sfond etnik e fetar është i pranishëm, dhe me nxitjen e të tretëve. Italia mund të kontribuojë për sigurinë e vet, dhe në mënyrë asimetrike”.
“Italia ka rolin udhëheqës në KFOR, misioni i NATO-s vendosur në Kosovë. Ky angazhim bujar i saj, i mijëra burra e grave me uniformë nuk është përkthyer në rritje të autoritetit të saj në rajon, apo shtimin e investimeve italiane. Për të adresuar në mënyrë krijuese këtë mungesë të madhe, Italia mund të gjejë mënyra për të qenë më e pranishme në dialogun Kosovë-Serbi, qoftë dhe si vend zhvillim i takimeve të niveleve të ndryshme të dialogut, ku diplomacia italiane mund të përfshihet. Ndërkohë, unë sugjeroj të gjenden forma të reja të krijimit të rajoneve europiane, propozim i kahershëm i ekspertëve italianë duke koncentruar investime, kontribute arsimore, infrastrukturore, etj në zona ku ka popullsi multietnike në krejt Ballkanin, duke delokalizuar kompani të vogla dhe të mesme. Italia mund të përfshihet në projekte ndërshtetërore infrastrukturore brenda këtyre zonave, apo që lidhin vendet e Ballkanit me njeri tjetrin. Kontrastimi i ndikimit të vendeve të treta bëhet duke nxitur investimet perëndimore në rajonin tonë ku Italia duhet të ketë rolin kryesor. Vendi ku ne jetojmë, Italia e bukur ka ruajtur dhe posedon reputacion të shkëlqyer në gjithë shtetet dhe kombet e rajonit”.
Salihu thotë se “Shqiptarët nuk duan ta kolonizojnë vendin bujar që i mikpriti. Shqiptarët duan ta bëjnë më të fuqishme Italinë, me autoritet më të madh ndërkombëtar, dhe të zhvillojnë vendet e tyre të origjinës, pikërisht duke u mbështetur tek madhështia italiane”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Qeveria shqiptare miraton planin e sigurisë për kultivimin e kanabisit mjekësor
Punonjësit e policisë gjetën një vajzë 14-vjeçare nga Karposhi, të cilën e kërkonin prej tre muajsh
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
Ministria e Mbrojtjes: Letra dërguar KFOR-it është një sqarim, jo rizotim për angazhimin e FSK-së në veri
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Anisa i del në krah Gjestit teksa thumbon produksionin: Duhet ta falënderojë Leon që e largoi prej një vendi ku gjërat po shihen tashmë
Gjesti fut dy produksionet në “sherr”- BBVK paralajmëruan se do të shfaqej rrëfimi i Gjestit, por më pas pendohen dhe e fshijnë
"Mos prek me dorë", tensionohet situata mes Gjestit dhe Gertit në Big Brother VIP Albania
Vrasja e Ramazan Matajt, flet babai i autorit: Djali im të marrë dënimin e merituar
Ish-fituesi i Big Brother qe inicoi idenë e Gjestit në BBVA tregon paraskenat e transferimit: Ishte i mërzitur, e gjetëm në hotel të dëshpëruar
Çfarë do të thotë kërcënimi i Donald Trump për të marrë kontrollin e Grenlandës për BE-në dhe NATO-n?