LAJMI I FUNDIT:

MSh shpall ndalesa të reja për institucionet shëndetësore për shkak të Covid-19

MSh shpall ndalesa të reja për institucionet shëndetësore për shkak të Covid-19

Me qëllim të parandalimit të përhapjes së infeksionit Coronavirus COVID 19, i shpallur tashmë si kërcënim global i shëndetit publik, Ministria e Shëndetësisë ka sjellë sot vendim edhe për disa masa specifike për institucionet shëndetësore.

Këto masa janë:

Urdhërohen menjëherë Institucionet shëndetësore publike stomatologjike në të tri nivelet e kujdesit shëndetësor në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës të punojnë vetëm në raste urgjente respektivisht në menaxhimin e dhimbjeve dhe indikacionet për nxjerrje të dhëmbit; dhe të menaxhojnë stafin konform situatës aktuale;


Urdhërohen menjëherë të ndërpresin punën të gjitha Institucionet shëndetësore private spitalore në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës që ofrojnë shërbimet për rehabilitim fizikal dhe klimatik dhe shërbimet e terapisë fizikale me rehabilitim (Banja e Kllokotit, Nëna Naile dhe Onix Spa);

Urdhërohen menjëherë të ndërpresin punën të gjitha Institucionet shëndetësore private jashtë spitalore në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, si ambulancat stomatologjike, ambulancat e terapisë fizikale dhe ambulancat specialistike të mjekësisë fizikale;

Sipas vendimit të Ministrisë, obligohet Inspektorati Shëndetësor të ndërmarrë veprimet e menjëhershme për zbatimin e këtij vendimi në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Shëndetësi
Gjashtë persona arrestohen për sulm ndaj policisë pas përleshjes në veri të Mitrovicës

Gjashtë persona arrestohen për sulm ndaj policisë pas përleshjes në veri të Mitrovicës

Kronika e Zezë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Kalo në kategori