MSH Maqedoni: Hospitalizohet punonjësi i Klinikës Infektive i cili rezultoi pozitiv me ethet hemorragjike Kongo-Krimeane

Pas konfirmimit të një rasti të etheve hemorragjike Kongo-Krimeane (EHKK) në një grua të moshës 27 vjeç, institucionet kompetente shëndetësore vepruan në përputhje me rekomandimet e OBSH-së .
Pas konfirmimit të një rasti me ethe hemorragjike Kongo-Krimeane te një grua 27 vjeçare, një nga të punësuarit e Klinikës për Sëmundje Infektive që u identifikua si kontakt me rrezik të mesëm, në ditën e nëntë shfaqi simptoma dhe sipas rezultateve të ISHP-së, është konstatuar rast pozitiv me ethet hemorragjike Kongo-Krimeane,
Nga Ministria e Shëndetësisë bëjnë të ditur se pacientë është i hospitalizuar në klinikë, ndërsa Reparti i Epidemiologjisë për Sëmundje Infektive në ISHP formoi ekip i cili ka bërë anketimin e pacientit dhe mbikëqyrjen e kontakteve për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të sëmundjes.
“Pas konfirmimit të një rasti me ethet hemorragjike Kongo-Krimeane te një grua 27-vjeçare, institucionet kompetente shëndetësore kanë vepruar në përputhje me rekomandimet e OBSH-së. Një ekip ekspertësh nga Departamenti i Epidemiologjisë së Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik të Maqedonisë së Veriut në bashkëpunim me epidemiologët kompetentë nga Qendrat e Shëndetit Publik të Shtipit dhe Shkupit, kanë kryer hulumtime në terren në Spitalin klinik të Shtipit, në Qendrën Emergjente Mjekësore në Shtip dhe te familja e gruas së ndjerë”, njoftojnë nga MSH.
Ata theksojnë se në këto lokacione, epidemiologët bënë hulumtime të kontakteve dhe klasifikuan personat me rrezik të lartë, personat me rrezik të mesëm dhe me rrezik të ulët si dhe personat pa rrezik.
Nga MSH theksojnë se simptomat e kësaj sëmundje janë dhimbje koke, temperaturë të lartë, dhimbje shpine, dhimbje kyçesh, dhimbje stomaku dhe të vjella./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
KQZ vendos për rinumërimin e 50 kutive të votimit

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Kurteshi: Kemi fakte se procesi i votimit me postë është tërësisht i kontaminuar

A pati mosrespektim të aftave nga PZAP lidhur me kërkesën për anulimin e votave me postë? Përgjigjet drejtori i Sekretariatit të KQZ-së

Temperatura pranverore këtë javë, priten edhe reshje të lehta shiu

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa