LAJMI I FUNDIT:

​MSh-ja siguron të gjithë: Komunat dhe çdo institucion do të furnizohen sipas nevojave

​MSh-ja siguron të gjithë: Komunat dhe çdo institucion do të furnizohen sipas nevojave

Pajisjet profesionale mbrojtëse dhe mjekësore të siguruara nga UNICEF-i, kanë arritur në Prishtinë, si pjesë e mbështetjes për sistemin shëndetësor në kuadër të reagimit ndaj krizës aktuale të koronavirusit.

UNICEF thotë se sot 3.6 ton furnizime janë dërguar në Ministrinë e Shëndetësisë për të mbështetur punonjësit shëndetësor në vijën e parë të luftës kundër COVID-19 në Kosovë.

Por disa komuna vazhdimisht po ankohen se po diskriminohen nga Ministria e Shëndetësisë, pasi që nuk po pajisen bollshëm me pajisje të duhura mbrojtëse dhe medikamente tjera mjekësore.


Por zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti në një përgjigje për KosovaPress ka siguruar të gjitha komunat se çdo institucion do të furnizohet sipas nevojës, por edhe komunat do të ndihmohen edhe sipas numrit të banorëve she ngarkesës me pacientë.

“Çdo institucion furnizohet si pas nevojave, vëllimit të punës, shkallës së rrezikshmërisë dhe ngarkesës me pacientë. Komunat do të ndihmohen edhe sipas numrit të banorëve që kanë”, tha Hoti për KosovaPress.

Në këtë pako ndihme të UNICEF-it përfshihen 36,200 dorëza, 33,600 maska kirurgjike, 2,700 maska me mbushje të dendur, 1000 kominoshe për mbrojtje, 8,960 mantele dhe 2,800 përparëse mbrojtëse”, thuhet në njoftim.

Në trend Lajme

Më shumë

"Grisja e Kuranit akt i shëmtuar dhe neveritës", Hoxha i Prizrenit: U tha se personi ka probleme psikike

Lajme
Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Lajme
Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

Lajme

"Fitimtari do ta formojë qeverinë", Kurti flet për zgjedhjet

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Kalo në kategori