Rreth 2400 kërkesa për kthim nga jashtë në Kosovë ka pranuar Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
MPJD, njofton se nga kjo ministri, 600 nga këto kërkesa janë raste emergjente.
Sipas tyre, për kthimin e organizuar të rasteve emergjente, MPJD ka thënë se bashkë me Ministrinë e Shëndetësisë dhe atë të Infrastrukturës kanë përfunduar organizimin e dy fluturimeve të radhës për kthimin e një numri të qytetarëve të Kosovës, që kanë mbetur jashtë vendit për shkak të masave të izolimit në gjithë botës për parandalimin e coronavirusit.
Është bërë e ditur se më 20 prill do të organizohet fluturimi i parë nga Zvicra, ndërsa nga Turqia do të ketë fluturim një ditë më pas.
“Tashmë është plotësuar numri i qytetarëve të lejuar për këto fluturime, duke u bazuar në kufizimet e caktuara nga MSh, kufizime këto që varen nga kapacitetet karantinuese dhe të kontrolleve mjekësore në Republikën e Kosovës. Në këto fluturime janë përfshirë qytetarë të Republikës sonë të cilët kanë emergjenca dhe një pjesë e madhe e tyre janë pacientë të cilët janë mjekuar jashtë vendit, apo persona që kanë mbetur pa financa dhe pa strehim gjatë kësaj periudhe të pandemisë”, thuhet në njoftim. “Si MPJD, nëpërmjet misioneve tona aktualisht kemi rreth 2,400 kërkesa për t’u kthyer në Republikën e Kosovës, 600 nga të cilat janë raste emergjente. Ne në vazhdimësi jemi duke mbledhur informacion edhe për kërkesat e reja dhe këto informacione po i përcjellim tek MSh. Në momentin e parë kur të lirohen kapacitete të karantinimit, pas njoftimit nga MSh ne nëpërmjet Ambasadave tona dhe në koordinim me MIA do të organizojmë fluturime të reja edhe nga vendet e tjera”.
Në fund, kjo ministri ka thënë se po punon që të kthejë sa më shpejtë qytetarët e Kosovës që kanë mbetur jashtë vendit “por, duhet ta kemi parasysh që kthimi duhet të ndodhë në përputhje me kapacitetet shëndetësore që i ka vendi ynë, përndryshe ne do të rrezikonim personat të cilët i kthejmë, më të dashurit e tyre dhe do ta përkeqësonim situatën e përgjithshme shëndetësore në vend duke ia zgjatur jetën pandemisë”.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMashtrimet e mundshme ndaj pensionistëve, Policia dhe Prokuroria nisin hetimet
“Ma mori dritën e syve”, rrëfimi i nënës së Erona Coklit që u vra nga ish-bashkëshorti
Kush është Afrim Gashi, kryetari i ri i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut
Breshëri mbulon rrugët në komunën e Suharekës
Hyseni: Palestina e mban qëndrimin e Beogradit, do të ishte hap i gabuar t’ua njohim pavarësinë
Skema e re sociale, tri fazat që duhet kaluar një familje për të përfituar ndihmën financiare nga shteti
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Vera më e nxehtë ndonjëherë? Ekspertët zbulojnë se çfarë mund të ndodhë në Evropë në muajt e ardhshëm
Luiz Ejlli ndez atmosferën në festën e Big Brother - Egla Ceno i bashkohet në skenë duke bërë 'twerk'
U raportua se ka blerë shtëpinë e Sergio Ramos në Madrid, por Mbappe ka marrë atë të legjendës tjetër të Realit
Koloneli shqiptar në Estoni tregon hapat e mbetur për Kosovën për t'iu bashkuar NATO-s
Maqedonci jep alarmin: Serbia ka vendosur tri brigada jo shumë larg kufirit me Kosovën
Pengu i Sylvinhos për Euro 2024 është që nuk mund ta marrë një lojtar që ka pësuar lëndim së fundmi