LAJMI I FUNDIT:

MPJ: Guinea Bissau e ka njohur Kosovën përmes notës verbale më 11 janar 2011

MPJ: Guinea Bissau e ka njohur Kosovën përmes notës verbale më 11 janar 2011

Pas lajmit të plasuar sot nga mediat serbe se “Republika e Guinea Bissau nuk e ka njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës”, ka reaguar Misistria e Punëve të Jashtme e Kosovës, duke demantuar këtë lajm.

“Ministria e Punëve të Jashtme ka vërejtur se, sot, në disa media  serbe, të cituara më pas edhe nga ato të Republikës së Kosovës është raportuar për kinse shteti i Afrikës Perëndimore — Republika e Guinnea Bissau ‘nuk e ka njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës’”, thuhet në komunikatën e MPJ, transmeton Telegrafi.

Në komunikatë thuhet se “Ministria e Punëve të Jashtme ri-konfirmon frymën e marrëdhënieve të mira në mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Guinesë dhe i referohet vetëm komunikimit zyrtar në mes dy vendeve, respektivisht Notës Verbale të njohjes nga ky shtet të datës 11 janar, 2011”.


Mediat serbe: Guinea Bisao nuk e ka njohur Kosovën
Lexo po ashtu Mediat serbe: Guinea Bisao nuk e ka njohur Kosovën

“Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës nga takimet e nivelit të lartë, që ka zhvilluar me përfaqësues të këtij vendi është pajtuar në parim për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike në mes dy vendeve, me qëllim të fuqizimit dhe zgjerimit të mëtejme të këtyre marrëdhënieve në mes dy vendeve dhe dy popujve.

Republika Guinea Bissau ka votuar edhe pro anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë, gjë për të cilën ne i jemi mirënjohës”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Politikë
'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Politikë
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Lajme
​SHBA - Shqipëri, stërvitje e përbashkët me dronë në Zall-Herr

​SHBA - Shqipëri, stërvitje e përbashkët me dronë në Zall-Herr

Lajme
Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Lajme
Kalo në kategori