LAJMI I FUNDIT:

MPJ e Kosovës: Brenda dy vitesh të hapen së paku 10 misione diplomatike

MPJ e Kosovës: Brenda dy vitesh të hapen së paku 10 misione diplomatike

Kosova gjatë viteve të fundit ka qenë në një betejë diplomatike me Serbinë, e cila ka lobuar në mekanizma të ndryshëm kundër anëtarësimit të Kosovës në institucione ndërkombëtare si INTERPOL, UNESKO e organizata të tjera.

Fatmir Haxholli, këshilltar politik i Ministrit të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, për Telegrafin ka thënë se është vendosur që në një periudhë prej dy vitesh të hapen së paku 10 misione diplomatike.

“Së fundi është vendosur që në një periudhë prej dy vitesh të hapen së paku 10 misione diplomatike. Në Greqi është hapur zyra, në Portugali është hapur ambasada, do të hapet misioni në Tajlandë, do të hapet misioni në Bangladesh…” ka thënë Haxholli.


Sipas tij përpos kësaj shteti i Kosovës do të zgjerojë marrëdhëniet diplomatike dhe me ato shtete që nuk e kanë njohur Kosovën por nuk kanë qëndrim të bashkëpunues.

“Krejt këto janë në proces të një strategjie të zgjerimit të prezencës diplomatike por edhe të vendosjes dhe thellimit të marrëdhënieve diplomatike të Republikës së Kosovës, me ato vende që e kanë njohur por edhe me vendet që nuk e kanë njohur siç është Greqia. Edhe këtu do të fitojmë betejën diplomatike kundër Serbisë sepse bota diplomatike perëndimore nuk e përkrah dhe s’do ta përkrah Serbinë”, u shpreh Haxholli. /Telegrafi/