LAJMI I FUNDIT:

Mourinhon e kapi paniku kur voziti autobusin – portugezi ishte afër të shkaktonte aksident

Mourinhon e kapi paniku kur voziti autobusin – portugezi ishte afër të shkaktonte aksident

Pas gjithë këtyre viteve, Jose Mourinho më në fund arriti të parkojë autobusin realisht.

Trajneri legjendar portugez u filmua duke vozitur autobusin e Romës pak para fillimit të paradës pasi Giallorossët fituan Ligën e Konferencës.

Mijëra tifozë u dolën në rrugët e qytetit të tyre historik, pasi skuadra ngriti trofeun e parë evropian pas 61 vitesh.


Jose Mourinho me lot në sy pas finales: Sot jam 100 për qind romanist
Lexo po ashtu Jose Mourinho me lot në sy pas finales: Sot jam 100 për qind romanist

Ata fituan Ligën e Konferencës së Evropës falë fitores 1-0 ndaj skuadrës holandeze, Feyenoord të mërkurën në mbrëmje.

Nicolo Zaniolo shënoi golin e vetëm të ndeshjes në përfundim të pjesës së parë.

Skenat pas fishkëllimës treguan se sa shumë do të thoshte kjo për të gjithë ata që lidhen me Romën, përfshirë Mourinhon, i cili i ka fituar të gjitha gjatë karrierës së tij të shkëlqyer si trajner.

Çfarë simbolizonin pesë gishtat e Jose Mourinhos që i ngriti lartë – tashmë portugezi është i përjetshëm në botën e futbollit
Lexo po ashtu Çfarë simbolizonin pesë gishtat e Jose Mourinhos që i ngriti lartë – tashmë portugezi është i përjetshëm në botën e futbollit

59-vjeçari u përpoq të mbante lotët gjatë një interviste emocionale pas ndeshjes. Mund të ketë qenë ‘vetëm’ Liga e Konferencës, por padyshim që kishte rëndësi.

Pamjet fantastike të Mourinhos duke drejtuar autobusin para fillimit të paradës janë postuar tani në rrjetet sociale dhe duke qesharake, por edhe të bukura.

Në një moment, portugezin e kapi paniku, pasi nuk arriti ta frenonte autobusin, mirëpo ja doli pa shkaktuar ndonjë dëm.

Është thënë shpesh se ai është një strateg që i pëlqen të parkojë autobusin, por aftësitë e tij në drejtimin e makinës në fakt lënë shumë për të dëshiruar – siç edhe mund ta shikoni në videonmmë poshtë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Real Madridi planifikon të dyfishojë pagën e yllit të skuadrës pas interesimit të PSG-së

Real Madridi planifikon të dyfishojë pagën e yllit të skuadrës pas interesimit të PSG-së

La Liga
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Serie A
Trajneri i Udineses thyen heshtjen, flet për ‘skandalin’ e penalltisë dhe për zëvendësimin e lojtarit

Trajneri i Udineses thyen heshtjen, flet për ‘skandalin’ e penalltisë dhe për zëvendësimin e lojtarit

Serie A
Hansi Flick konfirmon tërthorazi se ylli i Barcelonës nuk ka të ardhme në klub

Hansi Flick konfirmon tërthorazi se ylli i Barcelonës nuk ka të ardhme në klub

La Liga
Kalo në kategori