Ish-trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho ka fituar miliona euro pas shkarkimit nga klubi anglez.

Periudha e portugezit në Old Trafford u ndal në të martën në mëngjes pas dy sezone e gjysmë. Ai do të paguhet 26.5 milionë euro në formë dëmshpërblimi.


Është hera e tretë që Mourinho është shkarkuar në karrierën e tij - dy herë nga Chelsea dhe një herë nga Djajtë e Kuq.

mourinho

Chelsea ishte detyruar ta paguajë strategun rreth 20 milionë euro pasi e shkarkoi në vitin 2007.

Puna e tij e ardhshme ishte në Inter dhe, pasi fitoi Ligën e Kampionëve, u largua për te Real Madridi.

Mourinho kaloi tre sezone në Bernabeu, por u largua pas humbjes kundër Atletico Madridit në finalen e Copa del Rey të vitit 2013. Mou nuk fitoi asnjë cent pasi largimi u arrit pas një marrëveshje të përbashkët.

U kthye sërish te Chelsea, ku fitoi Ligën Premier në sezonin e tij të dytë në perëndim të Londrës. Mourinho fitoi 10.5 milionë euro kur u shkarkua në sezonin e tretë.

Në total, Mirror raporton se Mourinho ka fituar gjithsej 57 milionë euro nga shkarkimet gjatë karrierës si trajner. /Telegrafi/

telegrafi sport app