LAJMI I FUNDIT:

Mourinho ndjek nga afër skuadrën franceze Lille: Të punoj në një ligë të re do të ishte fantastike

Mourinho ndjek nga afër skuadrën franceze Lille: Të punoj në një ligë të re do të ishte fantastike

Jose Mourinho ka dy muaj që është shkarkuar nga detyra si trajner i Manchester United.

Trajneri portugez u shkarkua nga Djajtë e Kuq pas rezultateve negative në kampionatin anglez.

Special One kishte një ofertë të menjëhershme nga skuadra e vendlindjes së tij Benfica por që e refuzoi atë.


Të dielën, Mourinho qëndroi në Francë ku ishte i ftuar nga skuadra franceze Lille për ta parë nga afër ndeshjen nga Montpellier.

Ka qenë klubi francez që ka postuar foton e ish-trajnerit të Interit, Chelseat e Realit nga stadiumi.

“Shikoni kush është i ftuari në stadium për ta parë ndeshjen. Jo, nuk jeni duke ëndërruar. Është Jose Mourinho, Special One, dora e vetë”, thuhej në njoftimin e klubit francez.

Lille që këtë vit është duke zhvilluar një kampionat fantastik ndodhet në pozitën e dytë në tabelë dhe barazoi pa gola 0-0 kundër Montpellier.

Pas ndeshjes ka folur vetë Jose Mourinho, ku ka thënë se do t’i pëlqente ta drejtonte ndonjë skuadër në një tjetër kampionat.

“Jam një njeri që kam punuar në katër kampionate të ndryshme dhe më pëlqen të mësoj kultura të reja”.

Të gjitha lajmet nga Jose Mourinho
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Jose Mourinho

“Të punoj në një ligë të re do të ishte fantastike, por tani për tani jam i qetë ku përpiqem të kaloj kohë me familjen dhe miqtë”.

“Jam duke punuar për të gjetur mundësinë e duhur për tu rikthyer si trajner”, tha Mourinho pas ndeshjes.

Portugezi nuk ka dashur të përmend emrat e ndonjë skuadre se ku ka oferta dhe ku mund ta vazhdoj karrierën e tij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Serie A
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Alan Shearer emëron ekipin që mund ta ndalojë Real Madridin ta fitojë Ligën e Kampionëve

Alan Shearer emëron ekipin që mund ta ndalojë Real Madridin ta fitojë Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Hansi Flick konfirmon tërthorazi se ylli i Barcelonës nuk ka të ardhme në klub

Hansi Flick konfirmon tërthorazi se ylli i Barcelonës nuk ka të ardhme në klub

La Liga
PSV i bën një kërkesë zyrtare të pazakontë UEFA-s për ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve

PSV i bën një kërkesë zyrtare të pazakontë UEFA-s për ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori