LAJMI I FUNDIT:

Mourinho: Interi të fitojë gjithçka, pos LK

Mourinho: Interi të fitojë gjithçka, pos LK

Menjëherë pas largimit të tij nga Interi, për t’u bërë dhe zyrtarisht trajner i Real Madridit, Jose Mourinho ka lansuar dhe ‘sulmin’ e parë në drejtim të ish skuadrës së tij, duke vënë në dyshim potencialin e saj për të fituar sërish Ligën e Kampionëve.

“Unë kam pasur një ekip fantastik te Interi dhe shpresoj se ata do të jenë të suksesshëm përsëri, shpresoj se do të fitojnë gjithçka përsëri, përpos Ligës së Kampionëve”.

“Unë kurrë nuk do ta harroj Interin. Nuk kam biseduar me Morattin për trajnerin e ri, por duhet të vijë dikush që është i mençur. Unë tashmë ia kam përgatitur terrenin trajnerit të ri për tre tituj tjerë, Superkupën e Italisë, Kupën e Botës për klube dhe Super Kupën e Evropës”, theksoi Mourinho për Marca.

Portugezi nuk ka përmendur emrat që dëshiron të transferojë te skuadra e tij e re, sepse ka frikë që do t’u rriten çmimet. Njëherit, ai ka thënë se Los Blancos nuk kanë nevojë për shumë lojtarë, sepse kanë një skuadër të fortë. Ndërsa ka shprehur interesim që të bisedojë me legjendën Raul, që sipas Mourinhos, “ai nuk është si të tjerët, ai është në historinë e klubit”, prandaj duhet të bisedojë me të për të ardhmen. /Telegrafi/