Site icon Telegrafi

Motta zbulon arsyen se pse Cambiaso nuk shkoi te Man City

Trajneri i Juventusit, Thiago Motta mendon se Andrea Cambiaso ‘gjithmonë e ka pasur idenë’ për të qëndruar në Juventus, pavarësisht zërave për një transferim të mundshëm në janar te Manchester City.

Italiani ishte shumë i lidhur me një kalim te Manchester City në afatin kalimtar të dimrit.

Gjigantët e Ligës Premier dukeshin në prag të një oferte zyrtare që kalonte 60 milionë euro, por Juventus mohoi të kishte marrë një propozim për mbrojtësin.

Motta foli për mbrojtësin gjatë një konference për shtyp të enjten, në prag të një ndeshje të Serie A kundër Como.

“Jam i lumtur që qëndroi me një skuadër të madhe si Juventusi”.

“Mendoj se ai gjithmonë kishte idenë për të qëndruar. Ai nuk do të jetë nesër, sikurse Juan, Gleison dhe Pierre, por shpresojmë se ai mund të kthehet me ekipin sa më shpejt të jetë e mundur”, deklaroi Motta.

Cambiaso ka qenë duke u stërvitur veçmas në Continassa gjatë ditëve të fundit teksa po rikuperohet nga një dëmtim në kyçin e këmbës.

24-vjeçari ka luajtur 21 ndeshje në Serie A këtë sezon, duke shënuar dy gola dhe duke dhënë një asistim. Ai gjithashtu luajti gjashtë ndeshje në Ligën e Kampionëve.

Kontrata e tij me Juventusin skadon në qershor 2029. /Telegrafi/

Exit mobile version