Motorola Defy Satellite Link është një aksesor mjaft unik, që ishte prezantuar në muajin shkurt tani më në fund është në dispozicion edhe në tregun e SHBA-ve.

Ajo lidhet me telefonin tuaj të Apple ose Android përmes Bluetooth dhe i jap asaj lidhje me satelitë. Lidhja satelitore në telefona është bërë një temë e nxehtë së fundmi falë Apple, kompani kjo e cila e debutoi shërbimin e saj të Emergency SOS via Satellite në serinë e iPhone 14 vitin e kaluar.


Ky aksesor nuk është në dispozicion vetëm për emergjenca – ka shumë pako të cilat mund t’i zgjedhësh, dhe vije me pakon e mesazheve Essentials me kohëzgjatje prej 1 viti – kjo përfshinë 30 mesazhe “two-way” përmes satelitit për çdo muaj. Pakot e tjera përmbajnë edhe deri në 400 mesazhe për muaj, raporton GSM Arena, transmeton Telegrafi.

Motorola Defy Satellite Link now brings two-way satellite communication to iOS, Android in the US

Defy Satellite Link ka certifikatën IP68 për rezistencë ndaj pluhurit dhe ujit, e gjithashtu edhe certifikatën MIL-SPEC-810H për rezistim ndaj rrëzimit. Mund të përballojë zhytjen në ujë në një thellësi prej 1.5 metrave për 30 minuta dhe rënien në çelik nga një lartësi prej 2 metrave. Ka përmasa 85x62x11.2mm dhe peshon 70 g.

Ai përdor GPS, Glonass, Galileo dhe Beidou. Bateria 600mAh siguron përdorim deri në katër ditë të plota.

Çmimi i Motorola Defy Satellite Link në ueb-faqen B&H ka një çmim prej 150 dollarëve, ndërsa pritet që të jetë në dispozicion së shpejti edhe tek Amazon. /Telegrafi/

Motorola Defy Satellite Link is finally available in the US, works with any iPhone or Android