Policia në West Midland të Britanisë së Madhe, ka publikuar pamjet e ndjekjes së një fëmije me motoçikletë.

Në video mund të dëgjohen policët e shërbimit ajror që koordinohen me policët patrullues dhe që japin njoftime për vendin ku gjendet djaloshi.


Ky i fundit – që kishte bërë një varg shkeljesh – shihet teksa për pak nuk ndeshet me një veturë familjare, e më pas edhe duke vrapuar në rrugë dytësore, transmeton Telegrafi.

Pasi është intervistuar, djaloshi – që mbetet anonim për shkak të moshës – është dërguar në qendrën e ndalimit për të mitur. /Telegrafi/