Moti në Shqipëri, reshje shiu të herëpashershme dhe shtrëngata

Shqipëria të martën do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, gjersa moti moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se reshjet e herëpashershme të shiut me intensitet të ulët parashikohen të jenë prezentë që në orët e para të 24-orëshit deri në mëngjes përgjatë vijës bregdetare, e gradualisht priten të shtihen dhe në pjesën tjetër të vendit.
Gjatë ditës reshjet e herëpashershme të shiut me intensitet të ulët parashikohen të jenë prezentë në pjesën më të madhe të vendit, hera – herës shtrëngata afatshkurtra e lokalisht shkarkesa elektrike në zonën jugperëndimore dhe atë qendrore të territorit.
Në zonën e Alpeve, në lartësinë mbi 800-900 metra në veri-verilindje-juglindje reshje bore me intensitet të ulët.
Era do të fryjë me drejtim verilindje - juglindje me shpejtësi mesatare 9 m/s, përgjatë vijës bregdetare e zonave luginore era pritet të fitojë shpejtësi deri 18m/s.
Deti - Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forcës 3 ballë. /Telegrafi/






















































