Moti i ligë ka kapluar disa shteteve evropianë ndër ato që më së shumti po e vuan janë Franca dhe Italia, ku të reshurat e mëdha të shiut kanë bërë që rrugët e qyteteve të shndërrohen në "lumenj".

Si rezultat i përmbysjeve kanë humbur jetën të paktën tre persona, kurse një pjesë e autostradave janë bllokuar pas rrëshqitjes së dheut, transmeton Telegrafi.


2 116

Në afërsi të qytetit italian të përmbysur Savone është mbyllur qarkullimi i veturave, kjo për shkak se gjysma e rrugës së autostradës është shembur. Në videot e filmuara nga ekipet e zjarrfikësve, mund të shihen veturat dhe një kamion të ndalur në vendit ku është ndaluar qarkullimi.

3 92

Guvernatori i Ligurisë, Giovani Toti, ka deklaruar se rrëshqitja ka ndodhur në një zonë ku ka shumë baltë, ndërkaq ekipet e zjarrfikësve kanë përdorur qentë për të kërkuar viktimat potenciale.

4 73

Në anën tjetër autoritet franceze janë duke kërkuar dy persona që po cilësohen të zhdukur që nga përmbysjet, ka njoftuar sot kryetari i Nice, Kristian Estrosi. /Telegrafi/

5 59

6 46

7 38

8 33