Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta.

IHK njofton se vranësirat gjatë ditës vende-vende parashihen të sjellin riga shiu.


Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-21 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë  deri mesatare. /Telegrafi/