LAJMI I FUNDIT:

Mot i paqëndrueshëm dhe temperatura të larta në Shqipëri

Mot i paqëndrueshëm dhe temperatura të larta në Shqipëri
Foto: Ilustrim

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se, për ditën e enjte territori i Shqipërisë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa dhe të nxehta me origjinë nga Afrika e Veriut.

Moti parashikohet fillimisht i kthjellet, me pas prej orëve të mesditës deri ato të pasdites vonë vranësira mesatare deri të dendura. Pas orëve të vona të mbrëmjes e në vazhdim mot i kthjellët. Reshje shiu me intensitet te ulet deri ne mesatar kryesisht në zonat malore kryesisht në pjesën verilindore –juglindore e pjesërisht ne atë qendrore të vendit, reshjet do të jenë me rrebeshe të vrullshme të shoqëruara me shkarkesa elektrike si dhe breshër.


Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje 1-8m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen nga 15 në 38 gradë Celsius. /Telegrafi/