Në Shqipëri të premten do të mbaj mot i paqëndrueshëm, me vranësira mesatare deri të dendura, e alternime kthjellimesh, kryesisht pas mesdite.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se reshjet e shiut priten të jenë prezentë që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të territorit me intensitet të ulët, lokalisht shtrëngata afatshkurtra kryesisht në zonën perëndimore dhe jugperëndimore të vendit.


SHMU njofton tutje se gjatë ditës reshjet parashikohen të mbeten prezentë të herëpashershme me intensitet të ulët, shtrëngata afatshkurtra përgjatë relieveve malore.

Në orët e mbrëmjes ndërprerje e reshjeve të shiut në të gjithë vendin.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7m/s, në zonat luginore dhe përgjatë relieveve malore era fiton me shpejtësi deri 15 m/s.

Deti - Valëzimi forcës 2-4 ballë. /Telegrafi/