LAJMI I FUNDIT:

Mot i ftohtë gjatë kësaj jave – nga e marta priten fjolla bore

Mot i ftohtë gjatë kësaj jave – nga e marta priten fjolla bore

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se kjo javë do të nisë me mot të qetë, por të ftohtë. Nga e marta parashikohet shtim i vranësirave, të cilat do të krijojnë kushte për reshje të dobëta shiu dhe fjolla bore.

Në viset malore priten reshje bore me intensitet mesatar. Temperaturat e ulëta do të sjellin ngrica në mëngjes, duke krijuar rrezik për rrugët e lagështa dhe të akullta.

Prandaj IHMK ka apeluar për kujdes të shtuar nga drejtuesit e automjeteve dhe këmbësorët.


Gjithashtu, në disa zona të ulëta parashikohet prani e mjegullës, e cila mund të kufizojë dukshmërinë. Qytetarët këshillohen të ndjekin përditësimet e IHMK mbi kushtet meteorologjike dhe të marrin masat e duhura për motin e ftohtë dhe rrugët e rrëshqitshme

Moti për pesë ditë:

E Hënë – Moti do të jetë me diell dhe vranësira të pakta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -7°C dhe -4°C, ndërsa maksimalet nga 5°C deri në 7°C . Do të fryjë erë e lehë nga veriu.

E Martë- Mot me diell dhe vranësia te shpërndara. Vranësirat gjatë ditës parashihen të dendësohen duke krijuar kushte për riga shiu dhe reshje bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5°C deri -3°C, ndërsa ato maksimale do të lëvizin nga 3°C deri në 6°C. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i jugperëndimit.

E Mërkurë – Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat parashihen të dendësohen dhe të krijojnë kushte që vende-vende të ketë riga shiu të përziera me bore. Temperaturat minimale priten të lëvizin ndërmjet -5°C deri -3°C, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 3°C deri në 5°C. Do të fryjë erë nga juglindja me shpejtësi 1-4m/s.

E Enjte – Parashikohet mot kryesisht i vranët . Vranësirat parashihen të sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -3°C deri -1°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 4°C deri në 7°C. Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-5 m/s.

E Premte – Moti do të jetë i vranët dhe me periudha të shkurtra me diell. Vranësirat vende-vende mund te sjellin riga te dobëta shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -2°C deri 0°C, ndërsa maksimalet nga 5°C deri në 8°C. Do të fryjë erë e lehtë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-5 m/s. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Lajme
KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

Lajme
41 shkrime, 67 pjesëmarrës - përmbyllet projekti në fushën e gazetarisë Mobile Journalism, ndahen çmimet kryesore

41 shkrime, 67 pjesëmarrës - përmbyllet projekti në fushën e gazetarisë Mobile Journalism, ndahen çmimet kryesore

Lajme
Nën thirrjet “UÇK, UÇK” - Thaçi largohet nga QKUK pas disa orësh qëndrimi me babanë

Nën thirrjet “UÇK, UÇK” - Thaçi largohet nga QKUK pas disa orësh qëndrimi me babanë

Lajme
Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën- ka pasur luhatje

Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën- ka pasur luhatje

Drejtësi
Kërcënimi i fshehur i spiunazhit: Përpjekje për ta bërë Kosovën

Kërcënimi i fshehur i spiunazhit: Përpjekje për ta bërë Kosovën "jofunksionale"

Siguri
Kalo në kategori