LAJMI I FUNDIT:

Mospërfshirja në formacionin startues ndaj Liverpoolit, shton spekulimet se Lukaku do të largohet nga Chelsea

Mospërfshirja në formacionin startues ndaj Liverpoolit, shton spekulimet se Lukaku do të largohet nga Chelsea
(Foto: Instagram/romelulukaku)

E ardhmja e Romelu Lukakut te Chelsea është në dyshim akoma më të madh, pasi ai nuk u përfshi në formacionin startues në finalen e Kupës EFL kundër Liverpoolit.

Qendërsulmuesi ishte transferim rekord prej 113 milionë eurosh në gusht të vitit 2021, pasi shkëlqeu te Interi duke i ndihmuar skuadrës së Antonio Contes ta fitonte titullin.

Megjithatë, rikthimi i tij në Stamford Bridge është shoqëruar me probleme të shumta, duke qenë se nuk i përshtatet stilit të tij të lojës.


Trajneri Thomas Tuchel ka shpjeguar se belgu nuk është përshtatja e duhur në sulmin e tij, ashtu që më shumë preferon të luajë pa një qendërsulmues tipik.

“Sot për ne ka më shumë të bëjë me vrapimin dhe vrapimin prapa vijës me Kai (Havertz). Christian (Pulisic) dhe Mason (Mount) për arsye taktike janë përshtatje më e mirë. Është gjë e mirë ta inkuadrojmë Romin nga banka rezervë”, kishte thënë Tuchel për Sky Sports para ndeshjes.

Këto vendime të trajnerit vetëm sa i kanë shtuar spekulimet se Lukaku (ashtu sikurse edhe Jorginho) mund të largohet nga Chelsea gjatë afatit kalimtar veror.

Ai i ka shënuar 10 gola në 28 ndeshje zyrtare këtë sezon duke dhuruar edhe dy asistime, mirëpo në Wembley ndaj Liverpoolit u inkuadrua vetëm nga banka rezervë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ilir Daja largohet nga Ballkani, përshëndetet me lojtarët pas ndeshjes me Malishevën

Ilir Daja largohet nga Ballkani, përshëndetet me lojtarët pas ndeshjes me Malishevën

Superliga
U përball me të dy ekipet, trajneri i Valladolidit tregon dallimin mes Real Madridit dhe Barcelonës

U përball me të dy ekipet, trajneri i Valladolidit tregon dallimin mes Real Madridit dhe Barcelonës

La Liga
Rezultatet dhe renditja në Ligën e Parë: Drenica dhe Vëllaznimi në formë, Prishtina e Re fiton derbin

Rezultatet dhe renditja në Ligën e Parë: Drenica dhe Vëllaznimi në formë, Prishtina e Re fiton derbin

Liga e Parë
Ylli i Real Madridit ‘i shkatërruar’ pasi nuk arriti që të largohej nga klubi këtë verë

Ylli i Real Madridit ‘i shkatërruar’ pasi nuk arriti që të largohej nga klubi këtë verë

La Liga
Notat e lojtarëve, Man Utd 0-3 Liverpool: Salah ndeshje pothuajse perfekte

Notat e lojtarëve, Man Utd 0-3 Liverpool: Salah ndeshje pothuajse perfekte

Premier League
Liverpooli shumë i fortë për Manchester Unitedin - dominim, gola dhe fitore e madhe në ‘Old Trafford’

Liverpooli shumë i fortë për Manchester Unitedin - dominim, gola dhe fitore e madhe në ‘Old Trafford’

Premier League
Kalo në kategori