LAJMI I FUNDIT:

Mosmarrëveshje të thella me Duda Baljen, jep dorëheqje zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal

Mosmarrëveshje të thella me Duda Baljen, jep dorëheqje zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal

Zëvendësministri i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Almir Veliji ka dhënë dorëheqje nga pozita që ka mbajtur deri më tani për shkak të mosmarrëveshjeve me kryetaren e partisë SDU, Duda Balje.

“Për shkak të mosmarrëveshjeve të thella që ekzistojnë prej kohësh me znj. Balje, po ju njoftoj se sot kam dhënë dorëheqjen nga posti i Zëvendës Ministres për Zhvillimin Rajonal”, ka njoftuar Veliji.

“Vitet e fundit, kur isha përfaqësues i partisë SDU, kam punuar me të gjitha kapacitetet e mia për të forcuar rolin e shoqërisë civile, e cila duhet të ketë mekanizmat për forcimin e komuniteteve, si pasurinë e saj më të madhe”, vijon tutje ai.


Përfaqësuesi boshnjak thotë se ka dashur që populli i tij të jetë pjesë përbërëse e Republikës së Kosovës dhe si pjesë e shoqërisë në mënyrë të pavarur dhe në përputhje me interesat strategjike të vendosë për fatin e vet.

Ai ka akuzuar Baljen për politika të gabuara radikale që sipas tij sjellin vetëm probleme sociale e ekonomike.

“Fatkeqësisht, zonja Bale e pa “të ardhmen tonë” në metodat destruktive të rrënimit dhe degradimit të shoqërisë kosovare duke besuar se duhet të marrë një mandat tjetër për veten e saj përmes bashkëpunimit të pakushtëzuar me njerëz që nuk e mendojnë mirë vendin tonë! Unë kurrë nuk jam dakord dhe nuk do të pajtohem me një politikë të tillë të saj, sepse ajo do të tërhiqte qytetarët tanë në një vorbull politikash të gabuara radikale që mund të sjellin vetëm probleme të reja sociale, ekonomike dhe ekzistenciale për popullin tonë”.

“Unë besoj se ne duhet të jemi më të zgjuar dhe më të fortë se ajo dhe politika e saj shkatërrimtare, e cila synon të na kthejë në vitet ’90 dhe të kthejë popullin tonë në mungesë shprese dhe paligjshmëri”.

Në fund Veliji thotë se mbetet i përkushtuar ndaj demokratizimit të shoqërisë sonë kosovare./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Shëndetësi
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para

Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para

Lajme
Kalo në kategori