LAJMI I FUNDIT:

Mos i injoroni qimet në fytyrë – nuk janë gjithmonë çështje e gjenetikës

Mos i injoroni qimet në fytyrë – nuk janë gjithmonë çështje e gjenetikës

Ndonjëherë qimet në fytyrë shfaqen gjatë shtatzënisë ose gjatë hyrjes në menopauzë, më së shpeshti te oscilimet hormonale

Mirëpo, qimet e shtuara në fytyrë mund të tregojnë edhe disa probleme serioze.


Shfaqja e qimeve të pazakonshme te femrat i quajmë hirzutizëm, fjala është për qimet e tepërta në vendet në të cilat kanë qime meshkujt: mjekra, mustaqet, gjoksi, supet, linja e stomakut të poshtëm.

“Kjo vetvetiu nuk është e rrezikshme, mirëpo mund të jetë shenjë që në organizëm diçka nuk është ashtu siç duhet”, shpjegon dermatologia dr. Dendi Engelman.

Gjenetika

Teprica e qimeve te femrat shfaqet si rezultat i gjenetikës. Fjala vjen, nëse gjyshja apo e ëma kanë diçka më shumë qime në fytyrë edhe ju kjo gjë me siguri ju pret, transmeton Telegrafi.

Hormonet e pabalancuara

Hormonet shpesh janë fajtore për shtimin e qimeve – nëse në organizmin tuaj ka tepricë të hormoneve mashkullore do të ndodhin këto dukuri.

Vezoret policistike

Kjo është gjendje serioze, e cila nuk ndikon vetëm në shfaqjen e qimeve, por edhe në shëndetin reproduktiv. Shkuarja te mjeku është e domosdoshme, si edhe terapia serioze.

Nëntë mënyra për të shpëtuar nga qimet në fytyrë
Lexo po ashtu Nëntë mënyra për të shpëtuar nga qimet në fytyrë

Sindroma e Kushingut

Teprica e qimeve ndonjëherë është e lidhur me sindromën e Kushingut, e cila shkakton sasi të tepërt të hormonit të stresit – kortizolit.

Shtatzënia dhe kontracepsioni

Shtatzënia ka ndikim të madh në trupin e femrës, ndërkaq shfaqja e tepërte qimeve në fytyrë nuk është shkak për t’u brengosur. Kur të kthehen sërish në normale hormonet, do të zhduken qimet. /Telegrafi/