LAJMI I FUNDIT:

MOS EJA KUR TË KEM VDEKUR

MOS EJA KUR TË KEM VDEKUR

Poezi nga: Alfred Tennyson
Përktheu: Irena Dono

Mos eja kur të kem vdekur,
Mbi varr lotë krokodili të më derdhësh,
Kokën time të rënë me hap të rëndë ta shkelësh
Pluhurin mos e hiq në të bezdis,
Lëre erën ta fshijë dhe zogun bregdetar të klithë
Ti ik, lëviz.

Fëmija, qoftë i yti krim apo gabim
Për mua s’vlen hiçgjë, jam i gjithi i humbur,
Merre tjetrin që do, se nga koha jam i lodhur
Dhe kam dëshirë të pushoj.
Zemër e dobët kalo,
Lermë aty ku i shtrirë qëndroj.
Ti ik, mos ndalo.