LAJMI I FUNDIT:

Morgjet janë stërmbushur me viktima të COVID-19 në SHBA, mbi 140 mijë të vdekur – numri i të infektuarve po rritet me shpejtësi

Morgjet janë stërmbushur me viktima të COVID-19 në SHBA, mbi 140 mijë të vdekur – numri i të infektuarve po rritet me shpejtësi

Numri i të vdekurve nga coronavirusi në SHBA ka tejkaluar shifrën prej 140 mijë. Në 42 nga 50 shtetet amerikane, numri i të infektuarve të rinj në dy javët e fundit është duke u rritur me shpejtësi të madhe, shkruan Reuters.

Sipas analizës së kësaj agjencie të lajmeve, nga fillimi i qershorit në SHBA ka ndodhur rritja e madhe e rasteve të reja me COVID-19, kurse gjashtë javë më vonë numri i rasteve me vdekje po rritet edhe më shumë, transmeton Telegrafi.

Në SHBA çdo javë humbin jetën 5 mijë persona, kurse në Kanadanë fqinje nga fillimi i shpërthimit të pandemisë kanë humbur jetën 8.800 persona.


Për vetëm një javë në SHBA janë regjistruar 5.600 viktima, aq sa ka Suedia që nga fillimi i shpërthimit të pandemisë që ngriti në këmbë botën.

E në vendet më të goditura në SHBA, po mungojnë hapësirat për vendosjen e kufomave, pasi që morgjet tashmë janë stërmbushur.

Në Marikopa të Arizonës, janë detyruar të mbushin 14 kamionë frigoriferë për të futur 280 trupa të pajetë, e sipas ekspertëve të shëndetësisë numri i viktimave pritet të rritet nga çasti në çast.

Në Teksas më saktësisht në San Antonio, janë porositur pesë kamionë frigorifer brenda të cilëve do të futen 180 kufoma. Pamje të tilla të kamionëve me kufoma fillimisht ishin vërejtur në pikun e pandemisë në Neë York. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
A mundet SHBA-ja t'ia

A mundet SHBA-ja t'ia "vrasë" armët Evropës - ekspertët shprehin shqetësimin për "çelësin e vdekjes"

Amerika
Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Serbia
Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Serbia
Shikoni çfarë mund të bëjë aeroplani luftarak amerikan F-35

Shikoni çfarë mund të bëjë aeroplani luftarak amerikan F-35

Botë
Kanada shtriu tapetin e kuq për Rubion - mjaftueshëm për një hap të vetëm

Kanada shtriu tapetin e kuq për Rubion - mjaftueshëm për një hap të vetëm

Amerika
Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Serbia
Kalo në kategori