Këngëtarja dhe modelja e njohur shqiptare, Morena Taraku, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo shpesh ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga gjërat e përditshme, shpesh duke promovuar jetën e saj luksoze.


Së fundmi, bukuroshja me prejardhje nga Peja publikoi në rrjetin social Instagram disa fotografi të reja, ku shihej duke pozuar pranë një veture të tipit "Ferrari".

307709096 5653437858047690 5650743820423186885 n

Mesa duket marka italiane e veturave është investimi më i ri i bukuroshes shqiptare, pasi e njëjta ka shkruar "Ferrari Taraku" në mbishkrimin e fotografive.

Me vendosjen e mbiemrit të saj në përshkrimin e veturës, fansat kanë filluar menjëherë të aludojnë se në fakt makina është e sapo blerë nga ajo.

308173479 160152166623583 2131815649808180928 n

Pëlqimet dhe komentet e shumta nga ndjekësit nuk kanë munguar, shumë prej të cilëve vazhdojnë ta komplimentojnë për pamjen e saj. /Telegrafi/

308314558 443452177607645 1785516899962888592 n

307787403 835269767482166 8869730748938728317 n Foto: Morena Taraku/Instagram