Moon Jae-in prezanton këlyshët e qenit të paqes, dhuruar nga Kim Jong-un (Foto)

Kim Jong-un i dërgoi dy qen homologut të tij jugor, në përpjekje për të promovuar paqen në kuadër të ngrohjes së marrëdhënieve në Gadishullin Korean.
Gomi, një qen gjuetie i racës pungsan, solli në jetë tre këlyshë femra dhe tre meshkuj.
Presidenti Moon postoi fotot e qenushëve në Twitter, të dielën.
“Duke qenë se periudha e shtatzënisë tek qentë është rreth dy muaj, Gomi mund të ketë ardhur tek ne shtatzënë. Unë shpresoj që edhe marrëdhëniet ndër-Koreane do të jenë të tilla”, shkruante ai.
Pak ditë pas lindjes së këlyshëve, Koreja e Jugut dërgoi avionë ushtarakë të mbushur me mandarina në Penian.
Koreja e Veriut më herët kish dërguar kërpudha pishe përtej kufirit pas një samiti mes dy liderëve.
Moon është takuar tre herë me Kim Jong-un këtë vit dhe ka shërbyer si ndërmjetësues mes tij dhe Presidentit amerikan, Donald Trump.


















































