LAJMI I FUNDIT:

Montella: Klubet e mëdha nuk dallojnë shumë nga Milani

Montella: Klubet e mëdha nuk dallojnë shumë nga Milani
Getty Images

Vincenzo Montella ka besim të madh se lojtarët e Milanit do ta përmirësojnë lojën e tyre.

Trajneri i Rossonerëve i bëri këto komente pas fitores në udhëtim te Sassuolo me rezultat 2-0, me golat e Alessio Romagnolit dhe Susos.

Tri pikë për Milanin në fitoren ndaj Sassuolos (Video)
Lexo po ashtu Tri pikë për Milanin në fitoren ndaj Sassuolos (Video)

Kjo ishte vetëm fitorja e dytë në tetë ndeshjet e fundit të skuadrës së tij, ashtu që strategu italian ka gjetur një lehtësim.


(Foto: Getty Images)

“Pashë shumë gjëra pozitive, ishim të organizuar, lejuam shumë pak hapësira në mbrojtje dhe krijuam shumë raste me 10 goditje në kuadratin e portës, prandaj jam i kënaqur”, ka deklaruar Montella për Mediaset Premium.

Milani i ka humbur të gjitha përballjet direkte me klubet e mëdha, si Juventus, Inter dhe Roma, ndërsa ka arritur të marrë pikë me skuadrat e vogla.

“Kjo do të thotë se ata (klubet e mëdha) kanë diçka më shumë se ne aktualisht, edhe pse nuk kam parë një dallim të madh”.

(Foto: Getty Images)

“Nuk jemi larg sa i përket performancës, por tri humbje janë dëshmi se jemi shumë punë për të bërë”.

“Kam besim të madh, sepse lojtarët në ekipin tonë do të përmirësohen dukshëm… Jam i bindur se do të jemi duke luftuar për objektivin tonë kah fundi i sezonit”, është shprehur trajneri. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Atletico Madridi synon transferimin e yllit të Barcelonës gjatë verës

Atletico Madridi synon transferimin e yllit të Barcelonës gjatë verës

La Liga
PSV i bën një kërkesë zyrtare të pazakontë UEFA-s për ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve

PSV i bën një kërkesë zyrtare të pazakontë UEFA-s për ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Man Utd përgatit një ofertë prej 100 milionë euro për yllin e Barcelonës

Man Utd përgatit një ofertë prej 100 milionë euro për yllin e Barcelonës

Premier League
Sot hidhet shorti për fazën e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës

Sot hidhet shorti për fazën e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës

Ndërkombëtare
Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

Liga e Kampionëve
Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori