LAJMI I FUNDIT:

Monika Salihu: Publiku duhet ta dijë që jo gjithçka që ndodh brenda në Big Brother transmetohet

Monika Salihu: Publiku duhet ta dijë që jo gjithçka që ndodh brenda në Big Brother transmetohet

Ish-banorja e edicionit të dytë të “Big Brother VIP Kosova” dhe këngëtarja Monika Salihu ka bërë një zbulim interesant rreth natyrës së spektaklit televiziv në të cilin mori pjesë.

Gjatë një interviste së fundmi për “Artistët Shqiptarë”, Monika hodhi dritë mbi faktin se jo të gjitha momentet që ndodhin brenda shtëpisë së Big Brother përfundojnë të jenë pjesë e transmetimeve që arrijnë te publiku.

“Publiku duhet ta di se jo gjithçka del jashtë, dhe nuk bën që gjithçka të dalë jashtë për publikun”, u shpreh Monika Salihu në intervistë.


Komenti i saj erdhi pasi ajo u pyet mbi raportet e saj me trangjinoren Edona James, pasi ishte akuzuar në fillim të programit se si natyra e saj fetare, mund ta ketë bërë që ta shmangte Edonën në natën e parë.

Është e natyrshme që producentët e një spektakli televiziv siç është Big Brother të filtrojnë përmbajtjet për të krijuar një narrativë të caktuar dhe të ruajnë njëfarë balanci në lidhje me atë çka është e përshtatshme për transmetim.

Monika Salihu (Foto: Monika Salihu/Instagram)

Monika Salihu, qëndroi për mbi një muaj në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova”, ku gjatë qëndrimit të saj u shqua si një konkurrente serioze dhe mjaft e fortë.

Por pavarësisht se i mbijetoi disa nominimeve, interpretuesja e hitit “Çika e boksierit” u largua nga spektakli i shumë shikuar në nominimin e saj të katërt. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Xheneta Fetahu kërcënohet në rrjete sociale, publikon mesazhet

Xheneta Fetahu kërcënohet në rrjete sociale, publikon mesazhet

Magazina
“Po të dua e lë pa ngrënë bukë”, Deklarata e fortë e Jozit për Gjestin: E bëj të qajë

“Po të dua e lë pa ngrënë bukë”, Deklarata e fortë e Jozit për Gjestin: E bëj të qajë

Magazina
Valbona me deklaratë të fortë: Me Jozin jemi ish-të dashur

Valbona me deklaratë të fortë: Me Jozin jemi ish-të dashur

Magazina
“Kjo është Rozana Radi, në televizion nacional krenohet se si ka rrahur

“Kjo është Rozana Radi, në televizion nacional krenohet se si ka rrahur", Rovena Stefa publikon një video të vjetër të banores së BBVA

Magazina
Gjesti shpreson të fitoj Big Brotherin: Kam luftuar për këtë vend, sa ‘dajakun’ e hëngra prej G Banit e sa fjalët e këqija më janë thënë

Gjesti shpreson të fitoj Big Brotherin: Kam luftuar për këtë vend, sa ‘dajakun’ e hëngra prej G Banit e sa fjalët e këqija më janë thënë

Magazina
Bleona Qereti shkëlqen në Oscars 2025, mbulohet me diamantë

Bleona Qereti shkëlqen në Oscars 2025, mbulohet me diamantë

Magazina
Kalo në kategori