LAJMI I FUNDIT:

Monica Bellucci na habiti të gjithëve me prerjen e re të flokëve: Më rrëzëllitëse se kurrë më parë

Monica Bellucci na habiti të gjithëve me prerjen e re të flokëve: Më rrëzëllitëse se kurrë më parë

“Nuk është çështje moshe, është çështje energjish. Trupi mund të plaket, por shpirti rinohet”

Kështu do të shprehej Monica Bellucci para pak kohësh në një intervistë ekskluzive për ‘’Vanity Fair Italia”.

Aktorja e mirënjohur, e cila ka luajtur në një sërë filmash ku ndër më kryesorët përmendim atë të vitit 2000 ‘’Malena” me regji te Giuseppe Tornatores.

Që aktorja italiane vazhdon të jetë e bukur, nuk çuditet më njeri! Megjithatë, askush nuk mund të mos ndalet për ta shijuar e komentuar, sa herë që aktorja ndan me miqtë e Instagramit, fotografi nga jeta e saj e përditshme apo ngjarjet e ndryshme ku merr pjesë.

Bellucci u paraqit në sfilatën e “Dolce & Gabbana” në Milano, më rrëzëllitëse se kurrë më parë, po ajo që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve ishte prerja e saj e flokëve.

”Malena” aq shumë e dashur dhe e dëshiruar nga të gjithë na habiti të gjithëve me modelin e ri bob, që nuk kaloi pa u vënë re nga të pranishmit.

Ajo madje prezantoi pamjen e saj të re për 2.7 milionë ndjekësit e saj në Instagram, ku ka marrë gati 1 milion pëlqime.

Mund të themi se ky ishte një eksperiment i suksesshëm i aktores me pamjen e saj, që nuk është se ka pësuar shumë transformime gjatë viteve.

View this post on Instagram

A post shared by Monica Bellucci (@monicabellucciofficiel) on Sep 22, 2019 at 10:52am PDT

/Telegrafi/