Monako ndoshta është shteti i dytë më i vogël në botë për nga madhësia, por është një nga vendet më të pasura në botë. Aty ka shumë milionerë.
Megjithatë në një hapësirë prej dy kilometra katrorë jetojnë shumë njerëz, e pikërisht për këtë konsiderohet si i mbipopulluar edhe pse i ka vetëm 39 mijë banorë, transmeton Telegrafi.
Hapësirat për shtëpi dhe apartamente të reja mungojnë, e shtëpitë e ndërtuara nëpër shkëmbinj janë zgjidhje e përkohshme që banorët e këtij vendi nuk e praktikojnë edhe aq shumë.
Pikërisht për këtë princi Albert II i ka dhënë dritën e gjelbër projektit që do ta zgjeronte bregun. Në këtë “parajsë” banorët ballafaqohen me mungesë të pronave të paluajtshme për 2,700 milionerët, që gjatë 10 viteve të ardhshme pritet të ndërrojnë lokacion.
Projekti parasheh që portit Kouv t’i shtohen gjashtë hektarë në hapësirën ekzistuese. Në këtë hapësirë do të mund të ndërtohen 120 shtëpi luksoze.
Punimet tashmë kanë filluar, duke hedhur rërë në det dhe ndërtuar blloqe të betonit për ta zgjeruar bregun dhe ndërtuar prona të reja private.
Në vitit 2025, porti Kouv pritet të duket krejtësisht ndryshe, e në afërsi të këtij vendi gjendet kazinoja e njohur ku shumë filma të James Bondit janë incizuar.
Aty do të jenë të disponueshme apartamentet dhe vilat, e çmimet aktuale të një prone të paluajtshme në Monako sillen nga 45 mijë euro për metër katror, e duke marrë parasysh se ka mungesë të hapësirës për ndërtim çmimi mund të shkoj në 90 mijë euro.
Nëse dikush shpreh interesim që të jetoj në Monako, duhet të posedojë lejen për banim, të hap llogari bankare në Monako dhe të depozitojë të paktën 500 mijë euro dhe do të detyrohet të qëndrojë në Monako për të paktën 6 muaj në vit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBoom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë
Kur mbahej një minutë heshtje për Holokaustin, eurodeputeti polak: Le të lutemi për viktimat e gjenocidit hebre në Gaza
Një dekan bëhet simbol i luftës së studentëve në Serbi
Eurodeputeti slloven nominon Muskun për Çmimin Nobel për Paqe
Ndjekje në stilin e GTA-së në Tampa Bay
Pas kryeministrit të Serbisë, dorëheqje jep edhe kryetari i Novi Sadit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë
Kroos ka zbuluar se si kishte arritur marrëveshje me klubin e Ligës Premier, por ata shkarkuan trajnerin
Injorimi dhe mosmirënjohja që ia bëri pas fitores në Big Brother VIP Kosova, Driloni i përgjigjet Edit pas akuzave
Laporta synon ta lumturojë Flickun me transferimin e sulmuesit që ka klauzolë 100 milionë euro
New York Times për protestat në Serbi: Vuçiq "sakrifikoi" kryeministrin në përpjekje për t’i qetësuar protestuesit
Zinedine Zidane emëron klubin e madh për të cilin është penduar që nuk luajti gjatë karrierës së tij