Rreth një orë pas fitores së Besiktasit ndaj Bursaspor me rezultat 2-1 ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm jashtë stadiumit Vodafone Arena.

Deri më tani nuk është raportuar për ndonjë të lënduar nga stafi i të dy skuadrave apo tifozë pasi fatmirësisht stadiumi ishte i boshatisur.


Fuqia e shpërthimit është ndjerë edhe në Besiktas TV teksa gazetarët e klubit turk ishin në transmetim të drejtpërdrejtë.

Gazetarët të tmerruar janë larguar nga skena dhe fatmirësisht pa lëndime. /Telegrafi/

telegrafi sport app