Tyson Fury ka fituar super-meçin e shumëpritur ndaj Deontay Wilder në kuadër të divizionit WBC në kategorinë e peshave të rënda, duke mbrojtur titullin kampion bote.

Boksieri britanik është treguar edhe një herë i fortë duke fituar meçin e tretë mes tij dhe amerikanit Wilder në duelin e zhvilluar në T-Mobile Arena të Las Vegasit.


Fitorja e Furyt erdhi pas një përballje gjigante e cila nga shumëkush po cilësohet si më e mira e të gjitha kohërave.

“Gipsy King” arriti ta nokautojë “Bombarduesin e Bronztë” në raundin e 11-të pas një goditje fatale me të djathtën.

fury vs wilder

Përballja e tyre e parë në vitin 2018 kishte përfunduar me barazim, ndërsa në sfidën e dytë (të vitit 2020), ‘Gipsy King’ kishte triumfuar me nokaut teknik. Dhe pas kësaj fitoreje, Fury e ka konfirmuar dominimin e tij përballë Wilder.

Telegrafi më poshtë iu sjell momentin e nokautit monstruoz të Furyt ndaj Wilderit, nokaut që ia vlen të shikohet disa herë. /Telegrafi/

https://twitter.com/TERRENCEFLOWE20/status/1447059970751619073

telegrafi sport app