Videoja tregon momentin kur një rinoqeront përplaset me një kamion në një autostradë në Indi, dhe ndonëse mbeti i trullosur mbeti pa lëndime nga incidenti.

Siç shihet në videon e mëposhtme, rinoqeronti i del përpara makinës në lëvizje, dhe në atë moment përplasja e bën që të rrotullohet, derisa kamioni për pak devijon nga rruga.


Pas rrëshqitjes në tokë, derisa përpiqet të tërhiqet nga përplasja, rinoqeronti më pas i drejtohet pyllit për sigurinë e tij, transmeton Telegrafi.

Incidenti ndodhi në zonën e Parkut Kombëtar Kaziranga në Assam, derisa pamjet u postuan në Twitter më 9 tetor nga Himanta Biswa Sarma, kryeministrja e rajonit.

Në Twitter, Sarma e konfirmoi se shoferi ishte dënuar.

“Në këtë incident fatkeq në Haldibari, rinoqeronti mbijetoi; vetura është gjetur dhe shoferi u gjobit”.

Megjithatë është ngritur një debat në rrjetin social se kujt i përkiste faji për incidentin, derisa shumë i dolën në mbrojtje shoferit.

“Si mundet dikush të fajësojë shoferin e kamionit dhe ta gjobisë atë? E kam parë videon 10 herë, dhe përsëri nuk gjeta gabimin e tij”, tha njëri përdorues. /Telegrafi/