Momenti kur Ramos e goditi me bërryl lojtarin kundërshtar (Video)

Mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos, ka nxitur reagimin e fansave të futbollit në rrjetet sociale, pas një goditje që i bëri Lucas Hernandezit të Atletico Madridit.
Los Blancos fituan me rezultat 3-0 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, ndërsa futbollisti spanjoll thuhet se i shpëtoi kartonit të kuq në një moment kundërthënës.
Edhe pse dukej se ai po shkonte drejt topit, Ramos e goditi me bërryl në kokë kundërshtarin e tij, me apo pa qëllim.
Ai duhet ta konsiderojë veten me fat që gjyqtari nuk e ndëshkoi reagimin e tij.
Sidoqoftë, tifozët e Atleticos kanë reaguar në rrjetet sociale për gjestin e qendërmbrojtësit të Los Blancos. /Telegrafi/
https://twitter.com/shane19eggman/status/859491599184744448
https://twitter.com/edompaul/status/859495876536016896























































