Në Lerdo të Meksikës, një matador është qëlluar nga demi dhe ka rënë me kokë.

Rodolfo Rodrigues i njohur edhe si ‘El Pana’, ndodhet në kujdes intensiv por jashtë rrezikut për jetë shkaku i përplasjes, transmeton Telegrafi.


Në videon e publikuar shfaqet matadori i famshëm që qëndron para kafshës, derisa goditet dhe hidhet lart.

demi 2

Nuk është hera e parë që 67-vjeçari po qëllohet nga demi. Në karrierën 36-vjeçare si matador, ai është goditur shpesh dhe ka mbetur pa ndjenja, por është shëruar sërish dhe i është kthyer sportit të preferuar.

“El Pana do të shërohet dhe sërish do të përballet me dema”, ka thënë për medie një entuziast dhe fans i tij. /Telegrafi/