Momenti kur Marcelo e fitoi duelin e shpejtësisë me Messin

254:"MADRID, SPAIN - MARCH 01: Lionel Messi of FC Barcelona is tackled by Marcelo of Real Madrid during the Liga match between Real Madrid CF and FC Barcelona at Estadio Santiago Bernabeu on March 01, 2020 in Madrid, Spain. (Photo by David Ramos/Getty Images) 12:"Getty Images
Real Madridi e ka mposhtur Barcelonën me rezultat 2-0 në derbin e madh që u zhvillua të dielën mbrëma në Santiago Bernabeu.
Los Blancos triumfuan falë golave të shënuar në gjysmën e dytë nga Vinicius Junior dhe zëvendësuesi Mariano Diaz.
Superylli i Blaugranëve, Lionel Messi, dukej më i qetë se zakonisht në këtë mbrëmje, ndërsa një rast shumë të mirë e pati në minutën e 75-të të takimit.
Atij iu krijua një rast i mrekullueshëm në zonën kundërshtare dhe po shkonte drejt portierit Thibaut Courtois.
Mirëpo, Marcelo e fitoi duelin e shpejtësisë me argjentinasin dhe ndërhyrja e brazilianit ishte vendimtare për t’ia hequr topin nga këmbët. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
01/03/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals























































